Lajme
Vendet që dëmtohen më shumë nga ndalesa e gazit rus
Nuk është sekret që Evropa është kryesisht e varur nga gazi rus. Sipas Eurostat, 38,7% e gazit natyror të importuar nga Evropa në vitin 2021 erdhi nga Rusia. Për këtë arsye, “Kontinenti i vjetër” ka frikë se mos Kremlini vendos të ndërpresë plotësisht
Presidentja e Komisionit Evropian, Úrsula von der Leyen, ka paralajmëruar tashmë se ne duhet të jemi “të përgatitur për më të keqen”. Për këtë arsye, Evropa e ka ulur tashmë varësinë e saj nga gazi rus në 20%, sipas qendrës së studimeve ekonomike Bruegel. Por kjo nuk mjafton. Dimri po vjen dhe kërkesa për gaz do të rritet sërish.
Disa vende evropiane do të vuanin më shumë se të tjerat nga mungesa e gazit rus, shkruan Cnn. Nëse Moska më në fund vendos të mbyllë rubinetin, ulja e kërkesës mund të arrijë në 54% në rastet më ekstreme, domethënë në Finlandë, Estoni, Lituani dhe Letoni, sipas Bruegel. Pas tyre, Bullgaria, Greqia, Hungaria, Kroacia dhe Serbia do të shfaqnin një ulje prej 49%, transmeton Albinfo.ch.
Këto dy do të ishin blloqet kryesore që do të vuanin pasojat e mungesës së gazit rus. Pjesa tjetër e grupeve do të shihnin një ulje të ofertës midis 29% dhe 21%, me Gjermaninë në krye dhe Danimarkën ose Suedinë, me rreth 20%. Belgjika, Luksemburgu dhe Holanda do të duhet të zbutin konsumin e tyre me 16%, ndërsa Italia do ta bënte këtë me 9%.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane












