Bota
Vendi i naftës nuk ka naftë për banorët e vet
Nafta në Venezuelë është thuajse falas, por për ta bërë këtë, duhet të pritet në radhë për ditë të tëra
Për shumë venezuelas, nafta është një e drejtë që vjen me lindjen në vendin e bekuar me rezervat më të mëdha të naftës së papërpunuar në botë.
Pavarësisht hiper-inflacionit, qeveria e Venezuelës nuk e ka prekur asnjëherë çmimin e naftës.
Sot, në mesin e krizës ekonomike, mbushja e një rezervuari me naftë në Venezuelë është thuajse falas, por për ta bërë këtë, duhet të pritet në radhë për ditë të tëra.
Gjatë dy javëve të fundit, njerëz nga shumë shtete në Venezuelë, kanë folur për mungesa nafte. Kjo nuk është hera e parë që kjo ndodh, por krizat e mëparshme vinin për shkak të keq-shpërndarjes dhe mungesës së efikasitetit logjistik.
Këtë radhë, ndërsa qytetarët e gjejnë veten në radhë për ditë të tëra në pikat e karburantit, shumëkush ka filluar të druajë se thjeshtë nuk ka naftë mjaftueshëm për të gjithë.
Në 1989 pati përleshje të ashpra në Venezuelë pasi qeveria e atëhershme vendosi t’i jepte fund subvencioneve të naftës, që i kishte mbajtur çmimet nën nivelin e tregut, transmeton “TCH”.
Që atëherë, rritja e çmimit të naftës ka qenë thuajse tabu për politikanët në vend. 30 vite më vonë dhe pas krizës së thellë ekonomike nën Maduron, nafta është ende e lirë, por prodhimi ka rënë në nivele të paregjistruara që nga 1940, përcjell albinfo.ch.
Në prill 2019, Venezuela prodhonte 830 mijë fuçi në ditë, ndërsa në fillim të vitit shifra ishte 1.2 milionë.
Për Maduron, kjo krizë nafte, vjen për faj të korrupsionit të ish-menaxherëve dhe sanksioneve amerikane.
Për opozitën, kjo është prova se Maduro nuk është i aftë të drejtojë vendin.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026













