Bota
Vendos Gjykata: E drejta e azilit ende vlen në Britaninë e Madhe
Për shkak të Brexitit të planifikuar, personat e prekur donin që kërkesat e tyre të shqyrtoheshin në Irlandë
Të gjitha dispozitat e BE-së do të jenë në fuqi deri në kryerjen e daljes. Këtë nuk e ndryshon as kërkesa për dalje nga BE e Mbretërisë së Bashkuar, e paraqitur që më 2017. Në këtë përfundim arrin Gjykata Evropiane e Drejtësisë në Luksemburg (Çështja juridike C-661/17), raporton “DW”.
Gjykatësve iu desh ta trajtonin këtë problematike në një mosmarrëveshje për kompetenca midis Irlandës së Veriut dhe Britanisë së Madhe për dy azilkërkues dhe fëmijën e tyre. Çifti kishte kryer studimet në Britaninë e Madhe. Kur mbaruan vizat e tyre, ata kërkuan azil në Irlandë, përcjell albinfo.ch.
Autoritetet irlandeze tërhoqën vëmendjen në të ashtuquajturën Direktivë-Dublin-III, me të cilën BE rregullon ndarjen e kërkesave për azil.
Sipas kësaj, kompetente për familjen e vogël është Britania e Madhe. Për shkak të Brexitit të planifikuar, personat e prekur donin që kërkesat e tyre të shqyrtoheshin në Irlandë. Gjykata e Lartë në Irlandë i kërkoi paraprakisht sqarim Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për rrethanën se cilat janë pasojat e procedurës së Brexitit për sistemin e azilit.
Gjykatësit kujtuan raste të tjera vendimesh gjyqësore, në bazë të të cilave kërkesa britanike nuk ka efekt mbi përdorimin e së drejtës së BE. Por Irlanda mund ta merrte përsipër vullnetarisht procedurën e azilit.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit












