Lajme
WhatsApp-i i ri, mund të mos funksionojë pas 1 janarit te disa celularë
Një version i ri i WhatsApp do të ndalojë së funksionuari në shumë aparate celular nga 1 janari 2021.
Pajisjet e vjetra Android dhe iPhone nuk do të suportojnë versionin e fundit të aplikacionit, duke i detyruar përdoruesit të ndryshojnë sistemin e tyre operativ celular ose të blejnë një smartphone të ri.
Çdo iPhone që nuk ekzekuton versionin iOS 9 ose më të ri, ose çdo telefon që nuk ekzekuton të paktën Android 4.0.3 nuk do të mund të hapë aplikacionin në pronësi të Facebook, shkruan The Independent, përcjell Albinfo.ch.
Kjo do të thotë që të gjitha modelet e iPhone deri në iPhone 4 nuk do të jenë në gjendje të mbështesin WhatsApp.
iPhone 4S, iPhone 5, iPhone 5S, iPhone 6 dhe iPhone 6S kanë dalë në treg të gjithë para iOS 9, megjithatë përdoruesit ende mund të përditësojnë sistemin operativ nëse ende nuk e kanë bërë.
Shumica e dy miliardë përdoruesve të WhatsApp në gjithë botën nuk do të preken nga ndryshimi, megjithëse ka të ngjarë të përfshijë disa miliona njerëz në gjithë botën.
Telefonat Android që do të humbasin programin e WhatsApp përfshijnë Samsung Galaxy S2, HTC Desire dhe LG Optimus Black.
Ju mund të shihni se çfarë programi përdor celulari juaj duke kontrolluar seksionin e cilësimeve. Për përdoruesit e iPhone, kjo mund të gjendet në Cilësimet-Të përgjithshme-Përditësimi i softuerit.
Telefonat që do të humbin mbështetjen e WhatsApp më 1 janar 2021:
iPhone 1-4
Samsung Galaxy S2
HTC Desire
LG Optimus Black
Motorola Droid Razr
Çdo Android i lëshuar para vitit 2010.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë Lokalet do të qëndrojnë të hapura gjatë gjithë natës për ndeshjen historike të Zvicrës në Botëror... -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku -
Zvicra, vendi ku lumenjtë janë pjesë e jetës së përditshme: edhe udhëtimi për në shtëpi bëhet me not -
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën












