Shkurt.ch
I vërtetohet dënimi me 20 vjet burg serbit për vrasjen e dëshmitares zvicerane
Infermierja 38 vjeçare do të dëshmonte në një procedurë hetimesh kundër tashmë të dënuarit, për shfrytëzimin e padrejtë nga ana e tij të parave të sigurimit të invaliditetit
Në vitin 2013 në Thunstetten të Kantonit të Bernës, një serb, sot 57 vjeçar, kishte vrarë me gjakftohtësi nje infermiere zvicerane, e cila e kishte zbuluar mashtrimin që ky po i bënte sigurimit të invaliditetit. Gjykata e Lartë e kishte dënuar personin në fjalë me 20 vjet burg për vrasje të rëndë, shkruan luzernerzeitung.ch.
Pasi që i dënuari, deri me kalimin e afatit ligjor, në fund të shtatorit 2017, nuk ka bërë ankesë në Gjykatën Federale, dënimi i shqiptuar nga Gjykata e Lartë e Bernës merr trajtë përfundimtare.
Infermierja 38 vjeçare (Ruth) do të dëshmonte në një procedurë hetimesh kundër tashmë të dënuarit, (Miloje) për shfrytëzimin e padrejtë nga ana e tij të parave të sigurimit të invaliditetit, transmeton albinfo.ch. Ai ishte paraqitur si invalid ndërkohë që infermierja kishte dëshmi se e kishte parë në gjendje normale shëndetësore, duke bartur qese me gje¨sende të blera. Për të parandaluar dëshminë e saj, ky i fundit e ka vrarë atë, duke e therur disa herüë me thikë.
Serbi e kundërshton akuzën, duke thënë se nuk është përgjegjës për vrasjen. Ai është paraqitur para trupit gjykues si i hutuar dhe apatik. Avokati i tij e ka dërguar lëndën në Gjykatën e Lartë (kantonale) me pretendimin se klienti i tij nuk ishte i përgjegjshëm penalisht.
Ndërsa kërkesën për një “superekspertizë”, Gjykata e Lartë e kishte hedhur poshtë. Kjo për faktin se, sipas hartueses së ekspertizës së parë, ai nuk vuante nga ndonjë çrregullim psikik.
Në fund, përcaktues për shpalljen e tij fajtor ishte fakti se në thikën e gjetur në vendin e krimit ashtu si dhe në këpucët e të akuzuarit janë gjetur gjurmë gjaku, në të cilat është identifikuar ADN-ja e tij.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Qyteti i Cyrihut shënon numrin më të lartë të banorëve në histori Kurrë më parë kaq shumë banorë në Cyrih... -
Hetimet zbulojnë detaje të reja për arrestimin e kosovarit në Cyrih -
Hotel luksoz në Crans-Montana mbyllet për shkelje sigurie -
Parlamenti kritikon ashpër kushtet e paraburgimit në Vaud -
Banesat në Zvicër, qeveria synon rritjen e ndërtimit përmes fondeve publike












