Kosova
Veseli: Do t’i ndryshoj prioritetet e Qeverisë për më shumë mundësi të rinjve
Lideri i PDK-së ka thënë se luftimi i korrupsionit, forcimi i ekonomisë, është shpresa për të rinjtë në Kosovë
Kadri Veseli kishte zgjedhur vendlindjen e tij, Mitrovicën, për ta hapur fushatën parazgjedhore.
Kandidati i PDK-së për kryeministër ka thënë se do t’i japë rinisë mundësi, ashtu siç ka bërë në partinë e tij, duke promovuar ministra të rinj.
“Ta përmirësojmë sistemin e arsimit, t’i mbështesim më shumë sipërmarrësit e rinj, të investojmë në kompani të suksesshme dhe të mos i ngarkojmë ato me taksa, ta ndalim nepotizmin dhe t’i punësojmë më të mirët, t’u besojmë të rinjve dhe t’ua japim atyre një mundësi të vërtetë për të pasur sukses. Ne jemi e vetmja parti që do ta bëjmë këtë. Unë kam edhe guximin, edhe vendosmërinë, edhe planin e duhur për ta bërë këtë”.
“Do të sjellim investitorë të huaj, që do të krijojnë vende pune. Kosova duhet ta bëjë një zgjedhje: me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në krahun tonë, duke ruajtur interesat tona, të shkojmë drejt anëtarësimit në OKB dhe njohjes ndërkombëtare. Si aleatë, do të marshojmë së bashku, drejt një të ardhme më të mirë”.
Lideri i PDK-së ka thënë se luftimi i korrupsionit, forcimi i ekonomisë, shpresa për të rinjtë në Kosovë, ndërtimi i së ardhmes, të gjitha këto mund të bëhen. Por, sipas tij, së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jetë më lehtë dhe më mirë.
E-Diaspora
-
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit "Ky akt përfaqëson një dëshmi të qartë të solidaritetit të vazhdueshëm të Zvicrës me Kosovën", ka... -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit
Jeta në Zvicër
-
SHBA fillon hetime kundër Zvicrës për tregti të padrejtë Shtetet e Bashkuara kanë hapur një hetim kundër Zvicrës për tregti të padrejtë. Sipas zëdhënëses, Këshilli... -
Në Zvicër po zhvillohet një vaksinë kundër kancerit e krijuar posaçërisht për çdo pacientë -
Central gjigant në Zvicër 600 metra nën tokë, një nga më të fuqishmit në Evropë -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih














