Kosova
Veseli para Gjykatës në Hagë: Nuk ka asnjë provë se kam kryer krime
Veseli në Hagë: Drejtësia mund të vonohet por jo të mohohet
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se drejtësia, ndonëse mund të vonohet, nuk mund të mohohet, gjatë fjalës së tij para Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, përcjell albinfo.ch.
Veseli theksoi se të gjitha veprimet e tij kanë qenë në përputhje me ligjin dhe se, sipas tij, nuk ekziston asnjë provë që e lidh atë me kryerjen e krimeve të luftës.
“Unë e di kush jam, çfarë kam bërë dhe çfarë nuk kam bërë. Veprimet e mia kanë qenë ligjore. Gjykata duhet me çdo kusht të mbrojë të vërtetën, drejtësinë dhe paanësinë”, u shpreh Veseli.
Ai shtoi se edhe në momentet më të vështira nuk e ka humbur besimin se e vërteta do të dalë në pah.
“Edhe në momentet më të errëta nuk e humba besimin se e vërteta do të triumfojë. Liria nuk mund të ndërtohet mbi padrejtësi”, deklaroi ai.
Veseli foli gjithashtu për jetën e tij personale dhe sfidat me të cilat është përballur ndër vite, duke përmendur se familja e tij ka jetuar për një kohë të gjatë nën presion dhe kërcënime të vazhdueshme.
“Familja ime dhe unë kemi jetuar në persekutim të pandërprerë. E di shumë mirë se çfarë do të thotë të jetosh nën kërcënim të vazhdueshëm. Është një përvojë që nuk do t’ia dëshiroja askujt”, theksoi ai.
Në përmbyllje, Veseli nënvizoi se pas dekadash hetimesh dhe shqyrtimi dokumentesh, sipas tij, nuk është gjetur asnjë provë që ai ka kryer krime.
“Pas dekadash hetimesh dhe dokumentesh, nuk ka asnjë provë se kam kryer krime”, tha Veseli.
Ai shtoi se vendimi për t’u kthyer në Kosovë ishte i motivuar nga pamundësia për të qëndruar indiferent ndaj vuajtjeve të popullit të tij.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë Ministri i Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis, ka përuruar ambasadën e re zvicerane në Athinë. Ajo është... -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese”














