Kosova
Veseli thotë se në PDK vendos ai vet
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, pas përfundimit të takimit me disa ministra dhe anëtarë të kryesisë në PDK, tha se vendimet merren nga PDK-ja e ai si lider, por jo nga individët.
Abelard Tahiri ka vazhduar ta quajë ministër, madje si një nga më të guximshmit në kabinetin qeveritar, pa asnjë aferë korruptive.
“E takova Abelard Tahirin. Është nga ministrat që ka bërë punë shumë të guximshme dhe s’ka asnjë aferë korruptive. Vendimmarrja do të jetë e imja, e PDK-së dhe e asnjë individi”, ka thënë shkurt Veseli.
Ai ka mohuar se ka pasur mbledhje urgjente të kryesisë së PDK-së, ndërsa ka thënë se kthimi i tij nga Londra nuk ishte urgjent, por ishte paraparë që aq të zgjaste vizita atje.
Vetë Abelard Tahiri ka deklaruar se vendimi do të bëhet publik deri pasdite, e nuk ka dashur të komentojë nëse largimi i tij i mundshëm nga qeveria ndodh për shkak të vizitës që ia kishte bërë liqenit të Ujmanit krah presidentit Hashim Thaçi.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e sotme të qeverisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë Ceremonia e AWL 2025 sjell emocion, art dhe frymëzim në Kino ARMATA... -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Punëdhënësit zviceran shprehin optimizëm për 2026 Parashikimi i punësimit në Zvicër rritet... -
Këshilli Kombëtar miraton financimin për kujdesin ditor për fëmijët deri në tetë vjeç -
Kush është presidenti i ri i Zvicrës? Portreti i Guy Parmelin -
Guy Parmelin zgjidhet president i ri i Zvicrës me 203 vota – rezultat rekord -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës











