Futboll
Vetëm dy shqiptarë ftohen në kombëtaren e Zvicrës
Është shpallur lista me 23 futbollistë të kombëtares së Zvicrës, për dy sfidat kualifikuese për Kampionatin Evropian.
Përzgjedhësi i kombëtares së Zvicrës, Vlladimir Petkoviç, ka ftuar dy shqiptarë, kapitenin Granit Xhakën dhe Admir Mehmedin, mungon Xherdan Shaqiri për shkak të lëndimit dhe Albian Ajeti nuk është përfshirë në listë, përcjell albinfo.ch.
Zvicra do të takohet me Danimarkën (e shtunë, 12 tetor, 18.00 në Kopenhagë) dhe kundër Irlandës (e martë, 15 tetor, ora 20,45 në Gjenevë).
Lista: Yvon Mvogo, Jonas Omlin, Yann Sommer, Manuel Akanji, Loris Benito, Eray Cömert, Nico Elvedi, Stephan Lichtsteiner, Kevin Mbabu, Michael Lang, Ricardo Rodriguez, Fabian Schär, Josip Drmiç, Breel Embolo, Edimilson, Remo Freuler, Mario Gavranoviç, Admir Mehmedi, Haris Seferoviç, Djibril Sow, Renato Steffen, Granit Xhaka dhe Dennis Zakaria.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër Dokumentet e sapo publikuara në lidhje me skandalin e të dënuarit amerikan për abuzim seksual, Jeffrey... -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv













