Jeta në Zvicër
Vetëm 5% e popullsisë jeton në kryeqytetin zviceran, arsyeja shumë interesante
Arsyeja është se Berna, kryeqyteti i Zvicrës, nuk është as qyteti i saj më i madh, as qendra e tij ekonomike
Në një hartë të përpiluar nga Jakubmarian, me të dhënat nacionale të çdo vendi në Evropë, tregohet popullsia e zonës metropolitane të kryeqytetit të çdo vendi si përqindje e popullsisë së përgjithshme të vendit. Sa më i madh numri, aq më shumë vendi është i centralizuar rreth kryeqytetit të tij, shkruan ‘monitor’.
Shqipëria është shteti i 11 në Evropë (madje përpara Austrisë, Gjermanisë), por edhe të gjithë vendeve ballkanike, me përqindjen më të lartë të popullsisë së përqendruar në kryeqytet (metropol). Sipas shifrave të 2016-s, në kryeqytetin shqiptar jeton 30% e popullsisë totale. Ndërsa në Ballkan, e ndjek Mali i Zi, me po të njëjtën shifër, Kosova me 28%, Maqedonia dhe Serbia me 24% dhe Bosnjë-Hercegovina me 11%, përcjell albinfo.ch.
Shteti më i ‘centralizuar” në Evropë dukshëm është Malta, me 90 % të popullsisë që jetojnë në kryeqytet, ndjekur nga Luksemburgu 76% dhe Islanda 65%.
Vendet me më pak përqindje të popullsisë së tyre që jetojnë në kryeqytet janë Ukraina 7%, Zvicra dhe Gjermania 5%.
Zona metropolitane e një qyteti është vetë qyteti dhe zona që kryeson si qendra ekonomike e një vendi. Gjithashtu nganjëherë quhet edhe “rrip i udhëtarëve”, sepse zakonisht përkufizohet si zona përreth një qyteti ku është praktike për njerëzit që të udhëtojnë për të punuar në atë qytet. Zona metropolitane është një karakterizim më i mirë i shtrirjes së vërtetë të një qyteti, sesa popullsia e qytetit, sepse kufijtë e qytetit shpesh përcaktohen në mënyrë arbitrare.
Çuditërisht, Zvicra ka përqindjen më të ulët të “kapitalizmit” në Evropë (në vetëm 5%). Arsyeja është se Berna, kryeqyteti i Zvicrës, nuk është as qyteti i saj më i madh, as qendra e tij ekonomike. Ky ‘titull’ shkon në Cyrih, zona metropolitane e të cilit përmban 15% të popullsisë zvicerane.
Ndërsa po t’i hedhim një sy të dhënave për të gjithë shtetet në botë, përqindja më e madhe ishte në Monako, Singapor, Vatikan, Hong Kong dhe Makao, të gjitha me 100%. Më e ulëta ishte në SHBA, me vetëm 0.21%.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin Incidenti vjen në një kohë kur moti i paqëndrueshëm po ndikon në trafikun ajror në disa... -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit












