Lajme
Vetëm 52 mijë aplikacione nga diaspora janë aprovuar deri më tani nga KQZ-ja
KQZ-ja ka bërë të ditur se deri më tani janë 174,258 aplikacione të dërguara nga e mbarë diaspora, shkruan albinfo.ch.
Ndërkohë, ky komision ka aprovuar vetëm 52 mijë aplikacione për të drejtë vote dhe pritet që ditët në vijim të aprovohen edhe të tjerat.
Zyrtarët nga aprovimi i votave janë shprehur se verifikimi është mjaft i vështirë, pasi numrat e tyre shpeshherë janë të zëna dhe duhet të përsëriten thirrjet.
Kryeshefi ekzekutiv i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, ka thënë se mbi 174 mijë aplikues kanë aplikuar përmes emaili-t për zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Operacioni i hapjes së emailave është përfunduar dhe tash jemi në fazën e procesimit të dhënave që konsiderojmë të përfundojë sot”.
“Mbi 174 mijë aplikues që kanë aplikuar përmes e-mail deri më tani”.
Nga ana tjetër, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka thënë se partitë politike po e përdorin këtë institucion për t’i shpalosur platformat politike, shkruan tutje albinfo.ch.
Daka u ka kërkuar anëtarëve të flasin me radhë.
“Shkresat që m’i dërgojnë, i kontrollojnë dhe unë e bart çdo përgjegjësi për të gjitha shkresat çka i nënshkruajë”, tha ajo.
Me këtë nuk është pajtuar anëtari i VV-së, Sami Kurteshi, ai tha se kanë të drejtë t’i bartin kërkesat e partive në KQZ.
“Nuk kanë kaluar listat dhe kush ka propozuar që të bëhet një selektim, propozojmë që listat të mos miratohen dhe këtë vendim nuk e ka marr KQZ-ja”, tha Kurteshi.
Ndërsa, Kryeshefi ekzekutiv i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, ka thënë se mbi 174 mijë aplikues kanë aplikuar përmes emaili-t për zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Operacioni i hapjes së emailave është përfunduar dhe tash jemi në fazën e procesimit të dhënave që konsiderojmë të përfundojë sot”. “Mbi 174 mijë aplikues që kanë aplikuar përmes e-mail deri tani”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit












