Lajme
Vetëm muajin e fundit kanë humbur jetën 90 fëmijë në Shtetet e Bashkuara
Teksa shumë fëmijë po kthehen në shkollë, numrat e fundit të koronavirusit shtojnë hezitimin e prindërve pasi që vetëm kohën e fundit kanë humbur jetën 90 fëmijë në Shtetet e Bashkuara.
Zëvendës kryetar i Akademisë Amerikane të Komitetit të Pediatrisë për Sëmundjet Infektuese, Doktor Sean O’Leary, thotë se rritja e rasteve me Covid mes fëmijët reflekton atë që po ndodh në vend me pandeminë në përgjithësi.
Ai shton se më shumë fëmijë po testohen tani. “Mendoj se me shumë mundësi po infektohen edhe më tepër fëmijë se më përpara nga rritja e aktivitetit”.
Akademia Amerikane e Pediatrisë thotë se në këtë periudhë, simptomat e rënda të Covid-19 mes fëmijëve janë të rralla por në anën tjetër ekspertet kërkojnë që virusi të merret shumë seriozisht.
Simptomat e koronavirusit janë të njëjta si te fëmijët ashtu edhe te të gjithë të tjerët: kollë, mungesë frymëmarrje dhe temperaturë.
Pediatrit theksojnë se shenja të tjera përfshijnë çdo vështirësi në frymëmarrje dhe skuqje, por ajo që përhapet shpejt është mungesa e energjisë dhe problemet me gjumin andaj doktorët bëjnë thirrje prindërve për konsulta të shpeshta me pediatrin, përrcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026















