Kosova
Veteranët i japin ultimatum qeverisë
Haradinaj i ka orientuar veteranët që të kërkojnë përgjigje nga Kuvendi i Kosovës dhe deputetët për rishqyrtimin e buxhetit
25 tetori është dita e fundit kur veteranët e UÇK-së do të mund të presin për marrjen e pensioneve të tyre, në të kundërtën ata paralajmërojnë se do të hyjnë në grevë. Kjo është bërë e ditur pas një proteste disa orëshe që e kanë mbajtur sot dhjetra veteranë të luftës.
Fillimisht ata janë takuar me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili u ka thënë që ai nuk ka asnjë faj, duke shtuar se obligimin e tij e ka përfunduar. Haradinaj i ka orientuar veteranët që të kërkojnë përgjigje nga Kuvendi i Kosovës dhe deputetët për rishqyrtimin e buxhetit.
Më pas ata janë drejtuar në Kuvend për t’u takuar me Kadri Veselin për të diskutuar rreth shqyrtimit të buxhetit. Por në takim i ka pritur Ilmi Ramadani, këshilltar i Kadri Veselit, i cili u ka thënë se Kuvendit i duhen 20 deri në 40 ditë për ta kaluar rishqyrtimin e buxhetit të Kosovës. Ai u ka thënë atyre se ligji do të kalojë nëpër të gjitha procedurat dhe komisionet.
Veteranët kanë akuzuar kreun e OVL-së, Hysni Gucatin, për shitjen e certifikatave të veteranëve në vlerë prej 3 mijë eurosh, ndërsa ky i fundit i ka ftuar ata që të dergojnë dëshmitë në prokurori nëse i kanë. Gucati për KTV-në tha se do të padisë veteranët që shpifjen ndaj tij.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












