Kosova
Vetëvendosje: Në Kushtetuese, emërimet e Gashit dhe Ramadanit në AKI
Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë reaguar pas emërimit të drejtorit të AKI-së e Inspektorit të Përgjithshëm nga kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dhe presidenti Hashim Thaçi.
Partia e Kurtit këto emërime i ka cilësuar si antikushtetuese e pazar të PAN-it të vjetër.
“Sot u njoftuam nga mediet për pazarin e ri të Thaçit e Haradinajt në kurriz të shtetit. Sa më shumë afrohet dita e largimit të PAN-it nga pushteti, aq më shumë po dalin në pah fijet që i mbajnë lidhur. Thaçi e mori drejtorin e AKI-së e Haradinaj e mori kryeinspektorin. Propozimi nga Haradinaj dhe dekretimi nga Thaçi për të dy këto pozicione është përveç të tjerave dhe antikushtetues. Në dy drejtime, sepse ish-kryeministri s’mund ta ushtrojë këtë kompetencë e Presidenti s’mund të dekretojë propozime nga një ish-kryeministër”, shkruhet në reagim, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.
Tutje, thuhet se propozimet janë politike, derisa kanë paralajmëruar se do të ankohen.
“Propozimet janë po ashtu emërime politike. I pari, ish-vartës i Hashim Thaçit në MPJ, u emërua si drejtor i AKI-së pasi që dështoi t’i mbrojë numrat e Z-mobile nga pozitat e drejtorit të bordit të ARKEP-it. I dyti u emërua kryeinspektor pasi dështoi të bëhej deputet i AAK-së, i cili mbahet mend për ankesat e tij rreth vjedhjes së votave që iu bënë nga brenda subjektit të tij. Duket se ky emërim ishte dhe rehatimi i tij. Sigurisht që me t’u konstituuar institucionet, ky vendim antikushtetues do të adresohet për këtë shkelje të rëndë e të paprecedentë.
Ditët e abuzimeve të PAN-it kanë mbaruar, po ashtu edhe mundësitë e tyre për ta rrënuar më tej rendin kushtetues”, thuhet në reagim.
https://www.facebook.com/vetevendosje/posts/10156336825007000
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga Ndërtesa shumëkatëshe Sphinx në Cyrih ka qenë gati prej katër muajsh. Megjithatë, një e pesta e... -
Niset peticioni për të vazhduar prodhimin e Aromat në Zvicër -
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz











