Lajme
Vetura përplaset mbi një turmë në Gjermani, dhjetë të lënduar
Një veturë është përplasur mbi një turmë gjatë një karnavali në qytezën Volkmarsen në Gjermani, ka bërë të ditur policia.
Mediat gjermane kanë raportuar se në mesin e personave të lënduar ka edhe fëmijë, derisa, dëshmitarët kanë thënë se shoferi kishte hyrë me makinë në turmë me qëllim.
Portali gjerman HNA ka cituar dëshmitarë që kanë thënë se shoferi dukej se qëllimisht i kishte marrë në cak fëmijët dhe se e kishte ngasur veturën me një shpejtësi të madhe.
Një numër i madh ekipesh emergjente ndodhen në vendin e ngjarjes në këtë qytezë të vogël, të landit Hesse, në Gjermaninë Perëndimore.
Incidenti ka ndodhur gjatë karnavaleve të “Rosenmontag”, që mbahen në tërë shtetin, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar Aksidenti në Esslingen i merr jetën të riut shqiptar nga Presheva... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Rritet numri i studentëve të huaj në universitetet zvicerane Interesi ndërkombëtar për arsimin e lartë në Zvicër vijon të rritet, veçanërisht në nivelet e avancuara... -
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër?













