Autotech
Veturat e vjetra gjermane kanë pushtuar Ballkanin
Ku do të shkojnë dizelët e vjetër që në Gjermani nuk po gjejnë më blerës? Pse të mos hidhen sytë nga Ballkani, thonë disa? A do të kthehen vërtet këto vende në vendshkarkim makinash të vjetra?
Mikro qëndron në sheshin e një firme për makinat e përdorura „S-Auto” në Beograd, ai e di çfarë do: Një automjet dizel, me kosto të ulët riparimi dhe që shpenzon pak naftë. Debatin për dizelin në Gjermani ai e ndjek me shumë vëmendje.”E kam dëgjuar këtë dhe kam pritur që të ulen çmimet tek ne, por kjo nuk ka ndodhur deri tani. Kam qenë i duruar, kam ndjekur me vëmendje zhvillimet pas vendimit të gjermanëve, dhe kam pritur që të kemi një fluks makinash këtu. Por nuk shoh që çmimet të kenë rënë.” Që në verën e kaluar mediat serbe njoftuan se do të vijnë nga Gjermania rreth 300.000 automjete, shkruan “DW”.
Por kjo nuk ka ndodhur, kujton Biljana nga firma S-Auto. “Automjetet tona vijnë nga Gjermania, Franca, Belgjika, Holanda, Zvicra. Ato blihen tek ankandet e caktuara, dhe rreth 20-30% e automjeteve tona vijnë nga tregu gjerman i automjeteve të përdorura. Kryesisht janë makina dizelë me motor të vogël dhe vit prodhimi 2005-2008. Ne i shesim të gjithë automobilët, nga euro 3 deri tek euro 5 e euro 6”, përcjell albinfo.ch.
Euro 3, 4, 5, 6- është norma minimale e lejuar e gazrave ndotës. Në Serbi lejohen automjetet e normës euro 3, por që janë prodhuar nga viti 2000. Milosh Petroviq, presidenti i Shoqatës së Importuesve Serbë të Automjeteve, thotë se „katastrofike është – e këtë e them qëllimisht – se automjetet e përdorura në masën 80% janë më të vjetra se 10 vjet, që në vitin 2017 janë importuar 153.000 automjete të përdorura në vend.
Në vitin 2016 ishin 120.000. Nëse shohim një periudhë prej 5 vjetësh, atëherë në Serbi kanë ardhur rreth 600.000 automjete që Evropa nuk i do më. Kjo është ajo që na dhemb ne si përfaqësues të produkteve moderne teknologjike – që Serbia – kjo është e shëmtuar, por e përshtatshme është kthyer në varrezë makinash.”
Edhe në Rumani një pjesë e madhe e automjeteve të përdorura vijnë nga Gjermania, shumë më pak nga Italia apo Austria. Në vitin 2017 erdhën 300.000 automjete, 70% dizelë. Roxana Dima, zëdhënëse e autoritetit të regjistrimit të automjeteve në Bukuresht thotë se „nëse në Gjermani ndalen automjetet e normës Euro 4, kjo do të ketë ndikim në tregun rumun, sepse automjetet që i përgjigjen kësaj norme, përbëjnë një pjesë të madhe të makinave dizelë në Rumani”.
Vendet e BE-së, si Gjermania, që kërkojnë rregulla më të rrepta kontrolli të gazrave duhet të kujdesen që këto makina të largohen nga qarkullimi, me qëllim që të pengohet edhe eksporti i automjeteve të tilla në Europën Juglindore, thotë zëdhënësja Dima. „Duke pasur parasysh fuqinë e dobët blerëse, tregu rumun i makinave do të përmbytej nga automobilë që nuk i përkasin më standarteve gjermane, por që mbeten në qarkullim. Aq më shumë që në Rumani nuk ka ndonjë tatim të veçantë për automobilët e vjetër ndotës të mjedisit”.
Edhe qeveria bullgare nuk e mbështet idenë që automjetet e vjetra që në BE nuk lejohen më për shkak të mosplotësimit të normave të gazrave ndotës të importohen në Bullgari. Ministri i Mjedisit, Neno Dimov, propozon që këto automjete të pajisen me software ndihmues për emetim të pakët të gazrave, e pastaj të vijnë në Bullgari apo vendet fqinje. Rajoni nuk duhet të kthehet në „vendshkarkim për makina të vjetra” nga Perëndimi.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch sjell personalitetet shqiptare të Zvicrës për vitin 2025 Në numrin solemn të magazinës albinfo.ch "parakalojnë" laureatët shqiptarë të vitit në Zvicër në fusha si:... -
Diaspora
Pse ka më pak aplikime nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit? -
Mbi 77 mijë votues nga diaspora janë regjistruar për zgjedhjet e 28 dhjetorit -
LDK mban takim me mërgatën në Austri -
Shqiptarja debuton në ekranin e madh me filmin britanik kriminal “A Gangster’s Life”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i të hyrave nga turizmi në Shqipëri Nga vetëm 0.86 miliardë euro shpenzime nga turistët e huaj në 2008, Shqipëria ka arritur në... -
Magazina albinfo.ch sjell personalitetet shqiptare të Zvicrës për vitin 2025 -
Fjalët më të përfolura në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Deputetët miratojnë tituj të rinj profesionalë për arsimin e lartë profesional -
Qytetarët me shtetësi të dyfishtë franko-zvicerane nuk do të mund t’i shmangen më shërbimit ushtarak në Zvicër












