Kosova

Video: Azil në Kosovë

Nga 458 persona që kanë kërkuar azil në Kosovë, gjatë këtij viti, shumë nga ta vijnë nga zonat e luftës. Por, qëllim i tyre nuk është të qëndrojnë në Kosovë, por ta përdorin si transit për të arritur në vendet e Evropës perëndimore, raporton “Evropa e Lirë”.

Raportohet se 27 sirianë kanë kërkuar azil në Kosovë, për shkak të luftës që po ndodh në vendin e tyre, përcjell albinfo.ch.

Ata flasin për kushtet në Kosovë dhe synimin për të dalë në një shtet të Evropës Perëndimore.