Shëndeti
“Coronavirusi dhe shkolla”
Filmi i shkurtër (një minutë ) u tregon nxënësve në disa fotografi të paharrueshme se çfarë ndikimi ka virusi i ri i koronës në jetën e tyre të përditshme shkollore. Ai u shpjegon fëmijëve se ata mund të mbrohen dhe u kujton rregullat për larjen e duarve dhe si të përshëndeten me njëri tjetrin.
Filmi është zhvilluar dhe prodhuar nga Zyra Federale e Shëndetit Publik BAG.
Në Youtubegjeni filmin e shkurtër:
Në këtë lidhje Link do të gjeni posterin me rregullat e higjenës dhe si të silleni që vlejnë për nxënësit e shkollës. Mund ta printoni dhe ta varni ashtu si ju pëlqen..
Ju mund të gjeni fushatën “Si mbrohemi” me materiale, piktograme dhe filma informacioni në: www.bag-coronavirus.ch.
Ju mund të porosisni materiale të shtypura informacioni, siç janë ngjitësit ose posterat (jo specifikë për shkollat) në dyqanin e publikimeve: Shop Bundespublikationen
Pyetjet e bëra më shpesh rreth fëmijëve dhe shkollës, si pjesë e pandemisë koronare, mund të gjenden në faqen e internetit të Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG): Häufig gestellte Fragen zu Kindern und Schule
Ajrosja në shkollë: Ajër të pastër për mendje të zgjuar
Cilësia e ajrit në dhomën e shkollës ka një ndikim të madh në performancën dhe shëndetin e nxënësve të shkollës dhe mësuesve. Prandaj është shumë e rëndësishme, veçanërisht gjatë pandemisë koronare, që dritaret në dhomat e shkollave hapen shpesh. Ventiloni të paktën pas çdo mësimi në shkollë.
«Frische Luft für wache Köpfe»: “Ajri i freskët për mendje të zgjuar”: Uebfaqja BAG ofron informacion dhe këshilla për ventilimin në shkolla.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?












