Bota
VIDEO: Tymi në aeroplan, pasagjerët në panik
Një avion i Ryanair, i drejtuar për në aeroportin Stansted në Londër, është detyruar të bëjë një ulje emergjente, pasi kabina u mbush papritur me tym të dendur
Ndodheshin 169 pasagjerë dhe katër pjesëtarë të stafit në bordin e avionit që ishte nisur nga kryeqyteti rumun, Bukuresht, kur tymi mbushi avionin, pak pas nisjes në fluturim. Avioni, një Boeing 737-800, deklaroi një emergjencë dhe u rikthye në aeroportin Otopeni, ku pasagjerët zbritën në tokë, të trembur, por pa dëmtime.
Më herët, pasagjerët ishin detyruar të prisnin për disa orë për shkak të një problemi me avionin e tyre dhe u desh të gjendej një avion tjetër për t’i dërguar ata në Londër, transmeton TCH.
Por edhe avioni i dytë, pak pas nisjes, u detyrua të kthehej, përcjell albinfo.ch.
Tymi kish filluar të mbushte kabinën kur avioni ishte ngjitur në lartësinë e 1.5 km. Vetë pasagjerët e filmuan kabinën të mbushur me tym.
Kompania Ryanair u detyrua kështu të gjente një avion të tretë për t’i dërguar pasagjerët në Londër, por 20 pasagjerë raportohet se ishin aq të traumatizuar sa që kishin refuzuar të udhëtonin me të.
Bukureshti është përballur me temperatura të acarta këto kohë, me mërkurin në termometër nën zero, edhe pse nuk dihet nëse i ftohti ka luajtur një rol në vështirësitë e avionit.
Sidoqoftë, një hetim ka nisur për të zbuluar shkaqet e incidentit.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud















