Viktima e parë për këtë vit nga gripi i derrit në Kosovë
Është shënuar viktima e parë e gripit të derrit për këtë vit në Kosovë. Mediat kosovare raportuan sot se të shtunën, në Klinikën Infektive të QKUK-së, ka ndërruar jetë një paciente që ishte e infektuar nga gripi pandemik A/ H1 N1.
Drejtori i Klinikës Infektive, Shemsedin Dreshaj ka thënë bëhet fjalë për një paciente, që ishte shtrirë në këtë klinikë më shumë se një javë, pasi ishte prekur nga gripi.
Mësohet se bëhet fjalë për një 46-vjeçare nga Prishtina, të cilës në ditën e tetë i ishte përkeqësuar gjendja nga anemia hemolitike. Ndërsa në Klinikën Infektive është i shtrirë një 75-vje¬çar nga Gjakova prej gripit të rëndomtë.
Nga fillimi i epidemisë e deri të dielën nga mostrat e marra në Klinikën Infektive janë të dokumentuar 108 të sëmurë të prekur me influencën në Kosovë.
Gjatë këtij sezoni të gripit pandemik A/H1N1, në Kosovë janë konfirmuar 92 raste me këtë virus, 16 me virusin e influencës A, ndërsa dy raste me A/ H1N1 ishin trajtuar në mjekimin intensive.
Deri më tani në Kosovë, prej shfaqjes së gripit të derrave kanë vdekur nëntë persona.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër











