Lajme
Vildan Gërxhaliu, Arbitër i vitit në Västergötland
Vildan Gërxhaliu është shpallur arbitër i vitit në ndarjen e drejtësisë në fushën e futbollit suedez, përcjell albinfo.ch.
Ai ka ambicie të shkojë më tutje në karrierë, prej arbitri në një nivel më të lartë.
I pyetur për vlerësimin e arbitrit të vitit, Vildan Gërxhaliu u shpreh se “ndjehem i gëzuar tej mase kur shoh se kam kaluar një sezon kaq të mirë”.
Vildan Gërxhaliu ka nisur punën e arbitrit në vitin 2015. Ai më parë ka qenë futbollist.
I pyetur se në cilën ndeshje ka qenë më sfiduese në këtë vit, Vildan Gërxhaliu tha se “vështirë është të veçosh një lojë, por në retrospektivë, kur shikova ndeshjet, ndoshta duhej të ishte Olympic-Gais, një ndeshje që përmbante më shumë ritëm e dinamikë”.
Suksesi i Vildanit tashmë vlerësohet edhe nga shoqata e referëve, e cila e shpalli gjyqtarin e vitit në Västergötland.
Kjo nuk është hera e parë që ai vlerësohet nga shoqata pasi në vitin 2019, ai ishte zgjedhur arbitri më i ri i vitit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës Ai do të marrë pozicionin e tij të ri më 1 qershor 2026, në BLVK, duke... -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion”
Jeta në Zvicër
-
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës Ai do të marrë pozicionin e tij të ri më 1 qershor 2026, në BLVK, duke... -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion”












