Integrimi
Violinisti Alban Pengili debuton në cilësinë e kompozitorit
Në një «koncert special» që mbahet këtë të shtunë, më 31 tetor në Lüdinghausen, violinisti i shquar shqiptar me qëndrim në Gjermani, Alban Pengili do të ketë debutimin e tij në cilësinë e kompozitorit. Ai, para një publiku që e njeh shumë mirë si violonist, kësaj radhe do të paraqitet me kompozime të bëra vetë, […]
Në një «koncert special» që mbahet këtë të shtunë, më 31 tetor në Lüdinghausen, violinisti i shquar shqiptar me qëndrim në Gjermani, Alban Pengili do të ketë debutimin e tij në cilësinë e kompozitorit. Ai, para një publiku që e njeh shumë mirë si violonist, kësaj radhe do të paraqitet me kompozime të bëra vetë, të mbështetura në këngë dhe valle nga tradita popullore shqiptare. Pengili do t`interpretojë ato me violinë si solist, një homazh ky atdheut të tij, Shqipërisë, shkruan gazeta”westfüallische Nachrichten”.
Alban Pegilin, publiku i Lüdinghausenit e njeh tashmë si anëtar të orkestrës “Musica Camerata” por edhe si solist të suksesshëm.
Në koncertin e të shtunës, pjesëmarrësit e kanë përpiluar programin me pjesët e tyre të preferuara muzikore. Koncerti mbahet si fryt i bashkëpunimit në mes të “Musica Camerata” dhe Forumit Kulturor “KAKTus”.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriAlban Pengili
- Prejardhja:Shqipëri
- Vendi ku vepron:Gjermani
- Profesioni:Violinist
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












