Lajme
Virusi po e humb fuqinë
“Po shikojmë se Covid 19-humb fuqinë. Evoluon, por humbet forcën e infektimit, dhe me gjasë edhe vdekshmërinë”, kjo është pohuar nga ekspertët e universitetit Bio-Medico në Romë, gjatë një audicioni para senatit
Në Itali, ka patur dy hyrje epidemike të ndryshme, në dy javë distancë. Veriu pati një tsunami absurd, të paparashikueshëm dhe të papritur. Ndërkohë që virusi ka ardhur nga dy drejtime, nga Kina dhe Evropa, thotë Massimo Cikozi.
“Por”, ka shtuar ai, “po vëmë re se virusi po e humbet fuqinë. Po vazhdon të ndryshojë por po bën mutacione që për të nuk janë më të dobishme.”
Humbjen e fuqisë së virusit, ekspertët e shohin tek numri më i vogël i personave në terapi intensive.
Kjo vjen sigurisht për shkak të terapive por edhe për shkak të humbjes së fuqisë së virusit, transmeton TCH. Sidoqoftë, ekspertët nuk e dijnë se sa do të zgjasë kjo situatë por thonë se i nxehti mund të jetë armik i virusit, përcjell albinfo.ch.
Këtë mendim e përforcon edhe masimo Klementi, drejtor i Laboratorit të Mikrobiologjisë dhe Virologjisë në San Raffaele në Milano.
“Ka shumë gjasa”, thotë ai, “që ardhja e të nxehtit mund të ndikojë në nivelin e agresivitetit të virusit.”
Por pa një vaksinë, virusi nuk mund të ndalet. Në rastin e fruthit, të shkaktuar nga një virus shumë ngjitës, ashtu sic është edhe sars cov 2, duhet që në një komunitet 95 përqind e banorëve të jenë imunë, në mënyrë që të jetë e mbrojtur edhe 5 përqindëshi tjetër.
Pra bëhet fjalë për imunitetin e tufës. Në rastin e koronavirusit të ri, nuk dihet se sa efikasë janë antitrupat dhe për këtë çështje nevojiten të dhëna të mëtejshme.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?












