Koronavirusi: çast pas çasti
Propozohet kufizimi i qarkullimit të automjeteve dhe qytetarëve për orë të caktuara
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka propozuar masa të reja në luftën ndaj koronavirusit.
Ai ka bërë të ditur se masat e reja që kanë të bëjnë për kufizimin e qarkullimit të automjeteve dhe qytetarëve në orare të caktuara në gjithë territorin e Republikës së Kosovës do të diskutohen sot në mbledhjen e Qeverisë.
“Ministria e Shëndetësisë, në koordinim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë, mbrëmë deri në orët e vona ka diskutuar në raport me shtimin e numrit të rasteve me COVID -19 gjatë ditës së djeshme. Nga data 08.02.2020 deri më 21.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 567 mostra të dyshimta me COVID-19 dhe prej tyre, gjithsej tridhjetë e një (31) raste kanë rezultuar pozitive”, ka shkruar Vitia.
Ai tutje ka shtuar se “bazuar në situatën e krijuar dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit të popullatës, sapo kërkova nga Kryeministri Albin Kurti që t’i propozojë Qeverisë masat shtesë në kuadër të gjendjes emergjente me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik. Këto masa do të diskutohen sot edhe me ministritë e linjave dhe do të paraqiten në mbledhjen e Qeverisë. Të gjitha këto masa do të shpjegohen saktë për qytetarët pasi të kenë marrë miratimin”.
Ministria e Shëndetësisë në koordinim të plotë me ministritë e linjës dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) konform Planit të Veprimit dhe në pajtim të plotë me masat emergjente të aprovuara nga Qeveria e Kosovës, pas shtimit të numrit të rasteve të reja të personave që kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID – 19, propozon masa të reja, të cilat kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit publik, respektivisht kufizimin e qarkullimit të automjeteve dhe qytetarëve në orare të caktuara në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Ai ka kërkuar që të ketë disiplinë nga qytetarët në këtë situatë, pasi është e një rëndësie jetike.
“Bashkëpunimi juaj, vetdisiplina dhe kujdesi janë jetike në këtë betejë ku po sfidohen seriozisht edhe sistemet më të avancuara shëndetësore. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të jemi bashkë në administrimin e kësaj situate. Ju lutem që të mirëkuptoni, ndiqni dhe të zbatoni të gjitha masat e reja. Kujdesi për vetveten dhe familjet tona, solidariteti jemi dhe përgjegjshmëria janë mënyra që do të na e mbrojë shëndetin e secilit. Si asnjëherë më parë kërkohet nga ju të jeni në krye të përgjegjësisë shoqërore, duke e mbrojtur vendin. Shpresoj e besoj se të gjithë bashkë do t’ia dalim”, thotë ai, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026













