Viza edhe për shtetet që e kanë njohur Kosovën
Afganistani gjendet në krye të listës së vendeve ndaj të cilave Kosova do të aplikojë regjim vizash nga 1 janari i 2013-s
Janë edhe 85 shtete të tjera, banorët e të cilave duhet të pajisen me viza për të hyrë në Kosovë.Gazeta “Koha Ditore” ka siguruar listën me emra shtetesh, që do t’i bashkëngjiten vendimit të Qeverisë së Kosovës për vënie të regjimit të vizave.
Banorët e 72 shteteve duhet të pajisen me viza në ambasadat e Kosovës apo ato të rajonit me të cilat Kosova ka marrëveshje për shërbime të përbashkëta, ndërsa në të dytën ndodhen 14 shtete, banorët e të cilave me viza mund të pajisen kur të vijnë në pikat kufitare të Kosovës apo edhe në aeroport. 18 shtete janë që kanë njohur Kosovën dhe që do t’u vihet regjimi i vizave.
Është edhe Nigeria, një shtet që nuk e ka deklaruar njohjen, por që Qeveria e Kosovës ka renditur në mesin e shteteve që ia kanë pranuar shtetësinë vendit. Viza do të ketë edhe për popujt e dy vendeve me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit, Rusisë e Kinës, të cilat pengojnë procesin e anëtarësimit në OKB. Ndërkaq, kufijtë do të jenë të hapur për shtetasit e vendeve fqinje dhe për ata të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Regjim vizash nuk do të ketë as për shtetasit e Serbisë. Qeveria e Kosovës ka vendosur të mërkurën regjim vizash për banorët e një numri shtetesh në bazë të kriterit se sa paraqesin kërcënim për sigurinë e shtetit të Kosovës, sa paraqesin kërcënim për paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar, transmeton Koha.
Po ashtu janë marrë në konsideratë edhe vendet e listës së zezë të Schengenit, ndaj të cilave do të vërë regjim vizash edhe Kosova.E Kosova është vendi më i izoluar në Evropë. Banorët e saj nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen, ndërsa edhe vende të rajonit obligojnë kosovarët të pajisen me viza në rast vizite.Në listën e shteteve për të cilat do të aplikohet regjimi i vizave ka të atilla, të cilat e kanë njohur Kosovën, por ka edhe prej atyre që nuk e kanë njohur dhe vazhdojnë ta kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës, siç janë Rusia dhe Kina.
Nga 86 shtet sa janë gjithsej në listën e regjimit të vizave, asnjëri prej tyre nuk është anëtar i BE-së.
Përzgjedhja e shteteve, për të cilat do të aplikohet regjimi i vizave është bërë në bazë të kriterit se sa paraqesin kërcënim për sigurinë e shtetit të Kosovës, për paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar, si dhe për vendet e listës së zezë të Shengenit.
Shtetet, të cilat i është vendosur regjimi i vizave: Afganistani, Algjeria, Angola, Armenia, Bangladeshi, Benini, Burundi, Gana, Guinea-Bisau, India, Indonezia, Iraku, Irani, Jemeni, Liberia, Libia, Nigeria, Nigeri, Republika e Afrikës Qendrore, Rusia, Siera Leone, Siria, Somalia, Togo, Vietnami, Turkmenistani, Zambia, Zimbabve, Bregu i Fildishtë, Butani, Egjipti, Ekuadori, Madagaskari, Republika Domenikane, Senegali, Surinami, Xhamajka, etj.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë












