Kultura
Vizitojnë vendlindjen e shokëve të tyre shqiptarë
12 të rinj nga Gjermania dhe Zvicra kanë qëndruar 6 ditë në Kosovë ku kanë vizituar, mes tjerash Prekazin dhe Kosharen dhe janë takuar me të rinj të të gjitha nacionaliteteve
Në hapësirën për ekspozita të ndërtesës së Këshillit të Komunës së Laufenburgut, (Gjermani) është hapur një ekspozitë me fotografi, e titulluar “Laufenburg goes Balkan”. Ekspozita pasqyron një aktivitet ndërkulturor Gjermani-Zvicër-Kosovë, të zhvilluar gjatë tetorit të vitit të kaluar.
Fotografitë dhe tekstet e prezantuara dokumentojnë udhëtimin shumë mbresëlënës që organizata rinore “Jugendarbeit Laufenburg” e kishte zhvilluar nëpër Kosovë. Organizata në fjalë në atë udhëtim ishte bashkë me të rinjtë matanë kufirit, gjegjësisht nga regjioni Fricktal i kantonit Aargau, në Zvicër.
Gjithsej 12 të rinj kanë qëndruar 6 ditë në Kosovë ku kanë vizituar shumë vende me rëndësi historike, mes tjerash Prekazin dhe Kosharen, si dhe janë takuar me të rinj të të gjitha nacionaliteteve atje.
Ideja për udhëtimin në fjalë kishte lindur nga fakti se qendra rinore në Laufenburg frekuentohet nga një numër i madh shqiptarësh, të cilët i kishin bërë kureshtarë moshatarët e tyre gjermanë dhe zviceranë për të vizituar atdheun e të parëve të tyre.
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarët... -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit Zvicra dhe Austria kanë vendosur të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, duke planifikuar blerje të... -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet -
Nënkontraktorët e DHL-së në Zvicër paralajmërojnë rrezik falimentimi -
Model i ri banimi në Zvicër: Sa më shumë banorë në një apartament, aq më e ulët qiraja -
Një valë e re nxehtësie godet Zvicrën, alarm për valë të nxehti në disa rajone frëngjishtfolëse














