Kosova
Vjosa Osmani: Jemi duke diskutuar me Kurtin për bashkëpunim
Është bërë e ditur se Vjosa Osmani është duke biseduar me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për të lidhur koalicion për zgjedhjet e reja parlamentare, kurdo që mbahen ato, përcjell albinfo.ch.
Ajo ka thënë se është koha t’i bashkojnë forcat, jo veç si politikanë, por, siç thotë ajo, për të mirën e qytetarëve.
“Jemi në proces të diskutimeve me z. Kurtin për bashkëpunimin dhe nuk do të ishte e drejtë që të flas pa pasur një marrëveshje finale. Nuk është vetëm dëshirë e dyanshme për domosdoshmëri që t’i bashkojmë forcat, jo vetëm ne, por kërkohet që të jetë një bashkim i qytetarëve, që duan t’i rrisin fëmijët e tyre më mirë, është shumë më shumë se bashkim i politikanëve. Jemi duke diskutuar, vullnet ka, po flas për vete”, ka thënë Osmani në një intervistë.
E pyetur se nëse do të dëshironte ta udhëhiqte më shumë LDK-në apo VV-në, ajo ka thënë më shumë Listën Qytetare, të cilën është duke e ndërtuar, pasi ka thënë se edhe LDK ia mbylli derën, andaj u detyra ta hapë një derë tjetër për ta vazhduar rrugëtimin e saj në politikë.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit -
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin
Jeta në Zvicër
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
Revolucioni diellor evropian nisi në Zvicër? -
Stacioni më i lartë kërkimor në Evropë ndodhet në Zvicër? -
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg















