Lajme
Vjosa Osmani, me mesazh për gratë
Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani, në cilësi të panelistes në Konferencën “Fuqizimi i gruas në institucione dhe roli i saj në zhvillimi e shtetit”, organizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës, për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ka dhënë një mesazh për gratë.
Ajo ka thënë se gratë s’duhet të dorëzohen drejt arritjes së qëllimeve të tyre.
“Sikur të na duhej nga një ditë për secilën herë që dikush na ka thënë nuk mundesh se je grua, atëherë vitit do t’i duheshin më shumë se 365 ditë. E, sikur ta mblidhnim secilin gur që është gjuajtur drejt nesh, me siguri do të ndërtonim shumë e shumë kështjella e kala. Por, këshilla që unë e kam, sidomos për vajzat e reja, është se me gjithë gurët që gjuhën në drejtim tonin, të vazhdojmë të ndërtojmë kështjella të fuqishme!”, ka thënë Osmani, shkruajnë mediat shqiptare.
Kurse nënkolonelja në FSK, Remzie Zeqiraj, tha se angazhimi i grave në FSK fillet i ka që nga lufta e fundit në Kosovë, ku i kanë thyer paragjykimet e kohës.
Ajo theksoi se me mbështetjen e institucioneve, kanë arritur që tash të përfaqësohen denjësisht në pozita, por kërkoi mbështetje të vazhdueshme.
“Rrugëtimi për gratë ushtarake në Kosovë është i njëjti me ngritjen e Ushtrisë së Kosovës që nga ditët e para deri më sot. Qeveria e vendit, FSK, NATO kanë investuar shumë mund, në ngritjen dhe zhvillimin për secilin pjesëtar e në veçanti për gratë ushtarake. E drejta për të pasur mundësitë barabarta për burra dhe gra e ka bazën në Kushtetutën e Kosovës si dokumenti më i lartë juridik. Duhet çmuar dhe vlerësuar që ushtaraket tona kanë pasur mbështetjen e tyre në familjet e tyre. Përkrahja e femrave ushtarake është e nevojshme në çdo kohë. Numri i përgjithshëm i femrave është 299, me përqindje 10.80 për qind. Kemi kaluar kuotën prej 10 për qind. Me këtë numër ne kemi treguar që jemi në hap me shumë vende të rajonit, por edhe vende të NATO-s”, tha ajo.
Nënkolonelja tjetër, por në Policinë e Kosovës, Zylfije Krasniqi, tha se me përfaqësimin adekuat të grave, të gjitha institucionet do të jenë më të fuqishme.
“Tani rekrutimi i femrave në Polici është bërë gjë e zakonshme. Policia tani ka 1555 femra ose 12.7 për qind. Ato punësojnë në sektorë të ndryshme. Kosova si shtet është lidere në përfaqësimin e femrave në gjitha strukturat e saj. Femrat police përveç që punojnë në shumë sektorë ato mbajnë edhe pozita udhëheqëse”, tha ajo.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane















