Kosova
Vjosa Osmani: Nuk e kam të domosdoshme të jem në Qeverinë Kurti
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur në Rubikon të KTV-së se ende nuk ka vendosur të jetë pjesë e Qeverisë që do të mund të drejtohej nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
“Nuk e kam të domosdoshme as njërën, të jem pjesë e Qeverisë, as tjetrën, postin e kryeparlamentarit. Nuk është çështje për të cilën kam vendosur ende. Është vendim që më takon mua dhe LDK-së, e assesi Vetëvendosjes”, tha Vjosa Osmani në Rubikon.
Gjithashtu kandidatja e LDK-së tha se nëse arrihet marrëveshja për bashkëqeverisje, nuk do të jetë ndërmjet Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, por ndërmjet LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra lehtëson kufizimet e importit të vezëve për të përmbushur kërkesën në rritje Qeveria zvicerane do të lejojë importimin e 240 milionë vezëve shtesë në vend me tarifa të... -
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026?














