Lajme
Vlerat ushqyese të domates
Burim i madh vitaminash
Një domate e vetme mund të ofrojë rreth 40% të rekomandimit të përditshëm minimal të vitaminës C. Për më tepër, domatet janë ta pasura me vitaminë A, e cila përmirëson imunitetin, shikimin dhe shëndetin e lëkurës; vitaminë K, e cila është e mirë për kockat; dhe kalium, një lëndë ushqyese kryesore për funksionin e zemrës, kontraktimet e muskujve dhe mban të blancuar presionin e gjakut.
Mbrojnë shëndetin e zemrës
Domatet përmbajnë një antioksidant të quajtur lycopene, i cili është përgjegjës për ngjyrën e tyre të kuqe. Hulumtimet sugjerojnë se në aspektin e përfitimeve shëndetësore të zemrës, është më efektive të hani domate, sesa të merrni shtojca të lycopenit.
Përmirësojnë shikimin
Lycopene është gjithashtu e mirë për sytë tuaj. Dhe kjo nuk është e vetmja lëndë ushqyese që përmbajnë domatet; ato përmbajnë lutein dhe beta-karoten. Sipas hulumtimeve, këto lëndë mbrojnë sytë nga shumë sëmundje.
Ndihmojnë tretjen
Lëngu dhe fibrat që gjenden në domate mund të jenë të dobishme nëse vuani nga kapsllëku. Vetëm duhet të jeni të vetëdijsëhm se konsumi i tepërt i tyre rrit aciditetin.
Ndihmojnë për menaxhimin e diabetit
Domatet mund të jenë një ushqim mbrojtës për njerëzit me diabet të tipit 2. Kjo është veçanërisht e rëndësishme, sepse diabeti dyfishon rrezikun e goditjes dhe sulmit në zemër.
Ruajnë shëndetin e lëkurës
Një studim i vitit 2011 zbuloi se kombinimi i domates me vajin e ullirit mbrojnë lëkurën nga dëmtimi i diellit dhe nxitin prodhimin e pro-kolagjenit, një molekulë që i jep lëkurës strukturën e saj dhe e mban të fortë dhe rinore.
Ju mbrojnë kundër kancerit
Studimet kanë gjetur lidhje midis likopenit kompleks dhe më pak probleme të prostatës, mushkërive dhe stomakut.
Si të rrisni përfitimet nga domatët
Mund t’i konsumoni domatet të freskëta, të thara, si salcë ose pastë. Këto metoda ju japin mundësinë t’i shijoni domatet gjatë gjithë vitit.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane











