Lajme
Vlerat ushqyese të hithrave
Hithrat, vlerat ushqyese dhe ku mund t’i përdorim.
Kjo bimë është unike kur është fjala për pastrimin e organizmit, sepse njëkohësisht pastron gjakun dhe nxit punën e zorrëve, andaj ky është një kombinim i dobishëm. Hithra është bimë, së cilës tërë jetën i shmangemi, gjë që nuk është për t’u habitur, sepse aspak nuk është e këndshme kur na djeg. Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve. Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës dhe verës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe te të sëmurët me anemi.
Qysh moti hithrat përdoren si ilaç natyral. Qëllimi kryesor i tij ka qenë shërimi i dhimbjeve reumatike dhe mavijosjeve. Përveç se për qëllime shëruese, sot është efikas edhe në produktet ushqyese. Një nga ato sigurisht që është çaji i hithrave, burimi i shumë nutrientëve të rëndësishme për shëndetin e njeriut. Duke iu falënderuar sasisë së madhe të mineraleve që i përmban, çaji nga hithrat ndihmon në largimin e baktereve dhe materieve negative nga organizmi ynë. Kjo nënkupton që me ndihmën e mineraleve, trupi ynë më lehtë shpërbën lëngjet e konsumuara me ushqimin që kemi ngrënë.
Hithra përmban sasi të konsiderueshme të vitaminës A dhe C. Kalciumi është minerali më i rëndësishëm në çajin e hithrave, ndërsa ndihmon te shëndeti i eshtrave dhe dhëmbëve. Më i nevojshëm është te fëmijët, eshtrat dhe nyjat e të cilëve zhvillohen ende. Çaji është efikas tek dhimbjet e forta e të pakëndshme të kokës, dhe migrena, sepse relakson muskujt. Për të njëjtën arsye përdoret edhe te ngërçet e forta menstruale dhe çrregullimet tretëse. Çaji i hithrave pastron enët e gjakut në organizëm dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Nëse jeni të sëmurë nga anemia ose çrregullimet e sistemit të qarkullimit të gjakut, duhet ta konsumoni rregullisht. Rrit numrin e qelizave të gjakut, ka efekt pozitiv në pankreas dhe enët e gjakut, për ç’arsye redukton rrezikun nga diabeti. Ul nivelin e kolesterolit dhe sheqerit në gjak. Kjo bimë ndihmon edhe në problemet që mund të shfaqen në mëlçi dhe për prodhimin e lëngut në tëmth. Një efekt të menjëhershëm jep kjo bimë edhe në rastet e diarresë. Që ky problem të kalojë shpejt dhe lehtë, duhet të pihet çaj hithre. Te nënat me fëmijë të vegjël përdorimi i hithrës ndihmon në prodhimin e qumështit, aq i rëndësishëm për shëndetin e fëmijës. Personat që kanë probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokës me lëngun që përftohet nga zierja e hithrës. Është mirë që larja të kryhet dy herë në javë dhe të vazhdojë deri në eliminimin përfundimtar të zbokthit. Larja e kokës me ujin e hithrës këshillohet edhe për ata që kanë probleme me rritjen e ngadaltë të flokut. Për të pasur flokë të gjatë e të shëndetshëm rekomandohet larja e flokut me këtë bimë. Hithra mund të përdoret në gatime për të zëvendësuar spinaqin, mund të përdoret si sallatë ose të zihet për supë. Efektet anësore të hithrës janë ende të panjohura. Por, është e dëmshme të përdoret te personat, që kanë akumulime ujore si pasojë e aktivitetit të kufizuar të zemrës dhe veshkave, pasi është një çaj që nxit largimin e ujërave nga trupi.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












