Lajme
Vlerat ushqyese të frutave të thatë
Ekspertët e shëndetit thonë se frutat e thatë mund të zëvendësojnë shumë mirë biskotat e çokollatat që konsumoni mes vakteve, e nëse nga këto të fundit nuk keni asnjë përfitim shëndetësor, frutat e thata veçse të shijshme, janë të pasura me vlera ushqyese, vitamina e minerale tejet të dobishme për organizmin. Ky ndryshim i vogël në dukje në regjimin ushqimor do të shoqërohej me jo pak përfitime. Living do të rendisë më poshtë të gjitha frutat e thata më të mira për ju, sipas vlerave ushqyese e përfitimeve shëndetësore.
Fëstëk (stika)
Sipas nutricionistëve, fëstëkët mbajnë vendin e parë si fruta e thata më e shëndetshme ! Janë të pasura me disa lëndë ushqyese, përfshirë yndyrna të shëndetshme, proteina dhe fibra. Kanë më pak kalori se frutat e tjera dhe mund të hani deri në 50 stika në ditë në ndryshim nga bajamat që mund të hani vetëm 10. Ulin inflamacionin dhe stresin oksidativ. Mund të reduktojë nivelet e larta të kolesterolit dhe mbrojnë zemrën.
Arrat
Arra konsiderohet një ushqim i trurit për shumë vjet. Këtu janë arsyet pse duhet të shtoni këtë frut të thatë në dietën tuaj të përditshme:
Përmbajnë omega 3 që përmirësojnë funksionet e trurit
Parandalojnë plakjen e parakohshme dhe zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
Arra e Brazilit
Arrat e Brazilit janë të njohura për përmbajtjen e tyre të selenit, i cili është një antioksidant që mund të parandalojë sëmundje të ndryshme. Rekomandohet për gratë shtatzëna dhe për të trajtuar sëmundjet e tiroides.
Cashews
Kjo frutë e thatë është e pasur me magnez dhe bakër. Magnezi është një mineral që kontribuon në shëndetin e sistemit muskulor dhe nervor dhe gjithashtu kontrollon nivelet e sheqerit në gjak. Ndërkohë, bakri kërkohet nga trupi për të absorbuar dhe përdorur hekurin.
Bajamet
Bajamet janë të njohura për përmbajtjen e tyre të lartë të vitaminës E, e cila ndihmon në shëndetin e lëkurës. Përveç kësaj, bajamet vijnë me shumë përfitime të tjera si:
Forcimi i imunitetit
Mbrojtja e trupit nga stresi oksidativ
Janë të pasura me magnez, folate dhe calcium dhe yndyrna të shëndetshme.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












