Kosova
Vlerësimi i vëzhguesve ndërkombëtarë: Zgjedhjet në Kosovë ishin gjithëpërfshirëse e paqësore
Pas përfundimit të zgjedhjeve në Kosovë vëzhguesit ndërkombëtarë dhe ata vendorë kanë analizuar zhvillimin e tyre me nota pozitive. Procesi i zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë ishte gjithëpërfshirës dhe paqësor, ndonëse u konstatuan disa probleme teknike, por që nuk ndikuan në mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Zgjedhjet u vëzhguan nga mbi 100 vëzhgues ndërkombëtarë, përfaqësues të ambasadave dhe mbi 20 mijë vëzhgues të tjerë nga organizata joqeveritare, medie dhe nivele tjera, përcjell albinfo.ch.
“Votuesit e Kosovës treguan përkushtimin e tyre ndaj demokracisë duke votuar në mënyrë paqësore dhe pa tensione gjatë zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 për Parlamentin e Kosovës. Anëtarët e Komisioneve zgjedhore vendore duhet të përgëzohen për bashkëpunimin e tyre kolegial dhe respektues, duke kapërcyer dallimet politike dhe pengesat gjuhësore, duke u distancuar nga gjuha parazgjedhore përçarëse dhe gjuha e urrejtjes së përdorur nga udhëheqësit politikë, e cila ishte karakteristike e kësaj periudhe”, tha drejtuesja e delegacionit të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Petra Bayr. Delegacioni i Këshillit të Evropës tha se përfaqësimi i grave mbetet në nivel të ulët dhe se mbetet për t’u parë nëse sistemi i votës preferenciale për ndarjen e mandateve do të ndikojë negativisht apo pozitivisht në numrin e grave të zgjedhura. Delegacioni i vëzhguesve evropianë tha se, “peizazhi mediatik u karakterizua nga mungesa e rregullimit të mediave sociale dhe se janë ngritur pikëpyetje rreth funksionimit të Komisionit të Pavarur të Medieve, transparencës së pronësisë së medieve dhe ndikimit të mundshëm të dezinformatave”.
Edhe rrjeti i organizatave joqeveritare vendore “Demokracia në Veprim”, që vëzhguan zgjedhjet, konstatuan se “zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit u zhvilluan në përputhje me standardet demokratike për zgjedhje të lira, konkurruese dhe të drejta”. “Procesi i votimit dhe numërimit gjatë ditës së zgjedhjeve, është zhvilluar përgjithësisht në një atmosferë të qetë dhe demokratike, i karakterizuar nga një interesim relativisht të lartë të votuesve për të marrë pjesë në zgjedhje. Megjithatë, procesi i votimit është shoqëruar me disa parregullsi dhe shkelje, kryesisht të natyrës procedurale. Nuk është raportuar për incidente serioze gjatë votimit që do të mund të cenonin integritetin e zgjedhjeve”, thuhet në deklaratën e DnV.
E-Diaspora
-
Austri
Kosova prezantohet me produkte dhe verëra vendore në Forumin Ekonomik të Vjenës Ambasada e Kosovës në Austri mori pjesë në edicionin e 25-të të Garden Party, duke promovuar... -
Mbi webinar-in për sfidat e mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë -
Gjermani
Marigona dhe Irena Toma sjellin ekspozitën e tyre në Frankfurt më 26 qershor -
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore












