Kosova
Vlora Çitaku mund të jetë në krye të PDK-së
Enver Hoxhaj: “Është kandidate briliante”, ka mundësi të jetë në krye të PDK-së
Vlora Çitaku, ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, ka qenë në mesin e emrave më të përfolur për t’u vendosur në krye të PDK-së, subjekt politik ky që shpalli zgjedhjet e brendshme më 3 korrik, ndonëse nuk u bë publik asnjë kandidat, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se për të është përfolur edhe në mediat e Kosovës lidhur me kandidaturën e saj si kryetare e PDK-së, megjithatë deri më tani nuk ka pasur ndonjë konfirmim zyrtar. Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, në emisionin ‘Pressing’ në T7 përgjatë mbrëmjes së hënës nuk e përjashtoi si mundësi kandidimin e saj në udhëheqësinë e PDK-së.
Çitaku, megjithatë, shkëndijoi idenë se mund t’i bashkëngjitet garës. Pas zyrtarizimit të zgjedhjeve të brendshme nga PDK-ja, përfaqësuesja diplomatike e Kosovës në SHBA ishte e para që përshëndeti vendimin e PDK-së, duke thënë se në demokraci roli i opozitës është vital.
“PDK ka bërë hapin e duhur sonte duke vendosur për të shkuar në zgjedhje për lidershipin e partisë. Lajm jashtëzakonisht i mirë. Në një demokraci të shëndoshë roli i opozitës është vital. Bravo”, deklaroi ndër të tjera ajo nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, teksa uroi ushtruesin e detyrës për guximin që udhëhoqi partinë në “rrethana krejt të jashtëzakonshme”.
Që është përfolur përbrenda PDK-së që t’i prijë ish-Konsullja e Përgjithshme e Kosovës në Nju Jork këtij subjekti politik, është theksuar edhe nga kryesia. Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se emri i ish-ambasadores kosovare në SHBA, Vlora Çitakut, është përfolur për kryetare të Partisë Demokratike.
“Është diskutuar, ndoshta jozyrtarisht, nuk kemi parë ndonjë ambicie të tyre, por ka qenë e drejtë e tyre”, ka thënë ai, duke shtuar se për pozitën e kreut të PDK-së nuk është përjeshtuar as Gent Cakaj, ish-kryediplomat në Shqipëri.
Vlora Çitaku ka shërbyer për dy mandate si deputete e Kuvendit të Kosovës. Ajo po ashtu barti pozitën e ministres për Integrime Evropiane nën Qeverinë Thaçi, nga 2011-2014, si dhe ishte ushtruese e detyrës së ministres e Punëve të Jashtme përgjatë viteve 2010-2011. Çitaku në mars të këtij viti dorëzoi edhe mandatin për ambasador në SHBA, pas akreditimit diplomatik 6-vjeçar për këtë pozitë.
PDK ka njoftuar se do e mbajë Konventën zgjedhore për zgjedhjen e kryetarit të ri të këtij fraksioni politik më 3 korrik të këtij viti, përpara se t’i futet garës për zgjedhjet lokale.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












