Turizëm
Vlora mbushet me turistë vendas e të huaj
Qyteti bregdetar i Vlorës, i cilësuar si perla e Rivierës shqiptare, gjatë kësaj fundjave ku dhe temperaturat ishin të larta, është tejmbushur me turistë vendas dhe të huaj të cilët kanë shijuar bregdetin shkëmbor me ujërat e kristalta, shkruan ATSH.
Vizitorët e shumtë shijuan fundjavën me diell në bregun e Lungomares, ku përveç detit ata u argëtuan dhe me aktivitete të ndryshme që ofron ky vend, i cili tashmë ka hapësira atraktive për çdo grupmoshë.
Fotografitë e sjella nga Vlora pasqyrojnë momente nga fundjava e qytetarëve vlonjatë, por edhe e vizitorëve nga qytete të ndryshme të vendit dhe jashtë tij.
Në Vlorë edhe perëndimi i diellit mbi detin e kaltër është një spektakël që nuk duhet humbur.
Vlora me brigjet e saj: Karaburunin, Sazanin, Llogoranë, kalanë e Kaninës, lagunën e Nartës, plazhet e shumtë, monumentet, njerëzit, prodhimet e tokës dhe të detit është gjithnjë e më shumë e frekuentuar nga turistët vendas dhe të huaj. /a.a/j.p/
Të ngjashme
Të tjera nga Turizëm
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja 26-vjeçari shqiptar rrezikon jetën për të shpëtuar dy persona nga mbytja në... -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra renditet vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026 Indeksi Global i Paqes e ngjit Zvicrën dy vende më lart, falë stabilitetit institucional, nivelit të... -
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga












