Integrimi
“Tutor#shqip”, një projekt model në shërbim të nxënësve shqiptarë në Zvicër
Projektin e kanë prezantuar në “Fundjavën Kulturore Shqiptare” në Bazel kryetari i KSHZ-së, Orhan Spahiu dhe mësuesja, Blerta Kadriu
“Tutor#shqip”. Kështu është emërtuar një projekt për ndihmë nxënësve me mësim plotësues në gjuhën shqipe, i cili si projekt pilot është jetësuar së pari në Kantonin e Zugut, shkruan albinfo.ch. Projektin e kanë prezantuar në mënyrë të zgjeruar në “Fundjavën Kulturore Shqiptare” që u mbajt në Bazel kryetari i Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës, Orhan Spahiu dhe Blerta Kadriu. Kjo e fundit është mësuese në kuadrin e projektit dhe ka punuar diplomën Bachelor me këtë temë.
Siç kanë shpjeguar ata, “Tutor#shqip” është po dëshmohet si një mundësi shumë e efektshme për të ngritur cilësinë e mësimit dhe rritur aftësinë shprehëse të nxënësve shqiptarë, në shkollën e rregullt, ku ata ndjekin mësimet. Nxënësit në fjalë kanë përmirësuar dukshëm edhe notat në lëndët e shkollës së rregullt, falë kësaj praktike të re.
Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës, në bashkëpunim me LAPSH-in Naim Frashëri si dhe në bashkëpunim me Blerta Kadriu, mësuese dhe këshilltare pedagogjike e tutor#shqip, e cila ka bërë analiza dhe kërkime shkencore për tutor#shqip në kuadër të punimit bachelor, është bartës i projektit, për të cilin mbështetet edhe në konsultën profesionale, pedagogjike të profesorit Dr.Dr. Naxhi Selimit, profesor në Universitetin e Schwyz-it.
Pasi ka kaluar provimin në Zug, ku ishte si projekt pilot “Tutor#shqip” tashmë po praktikohet në një shkollë në Spreitenbach të Kantonit Aargau. Sipas bartësve të tij, projekti është pritur tepër mirë jo vetëm nga nxënësit dhe prindërit e tyre, por edhe nga mësuesit e shkollës së rregullt. Kjo, për faktin se nxënësit që kalojnë këtë përvojë kanë një përparim të dukshëm në kompetencën shprehëse dhe fitojnë vetëbesimin e duhur që i bën të suksesshëm në shkollën ku ndjekin mësimet e rregullta, ashtu si dhe në mësimin plotësues në gjuhën shqipe.
Si dëshmi për suksesin e këtij projekti, dy folësit thanë se tani janë 18 nxënës që ndjekin këtë mësim, ndërsa edhe 17 të tjerë janë duke pritur në radhë, sepse nuk ka vend për të gjithë, në një klasë. Për më tepër, edhe institucionet arsimore, si shkollat, drejtoritë, kurset e mësimit plotësues në gjuhë të tjera etj., kanë shprehur interesimin për ta përvetësuar këtë model mësimi.
Specifika e kësaj praktike të re mësimore është se në njërën nga dy orët e mësimit plotësues që fëmijët shqiptarë e zhvillojnë në gjuhën shqipe, në vend të materies së zakonshme, (gjuhës shqipe, historisë dhe kulturës shqiptare), zhvillohen lëndët e ndryshme të shkollës së rregullt, shkruan albinfo.ch. Por, këtë radhë, ato ligjërohen në gjuhën shqipe, nga mësuesja shqiptare, e cila është mësuese e mësimit të rregullt dhe jo e mësimit plotësues. Ajo ose ai, u mësojnë nxënësve, për shembull, matematikën, kiminë a biologjinë, por me shpjegime në gjuhën shqipe, duke ua ofruar atyre lëndën mësimore në mënyrë më të natyrshme.
Mësues të mësimit plotësues në gjuhën shqipe dhe të pranishëm të tjerë janë interesuar për hollësitë e “Tutor#shqip”-it dhe për mundësitë e zgjerimit të tij edhe në shkollat e tjera.
E-Diaspora
-
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet Me 96.32% të vendvotimeve të procesuara (2,752 nga 2,857), rezultatet e fundit zgjedhore në Kosovë konfirmojnë... -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga -
Votat e mërgatës nxjerrin në pah favoritët dhe më pak të votuarit e partive
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C















