Maqedonia
VMRO-DPMNE ndryshon qëndrim për shqiptarët
Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, ka ndërruar qëndrim për shqiptarët.
Kandidati për president i kësaj partie, Vllatko Gjorçev, shpalli kandidaturën për president dhe shprehet i gatshëm t’u zgjatë dorën shqiptarëve për t’i kërkuar votat e tyre.
Gjorçev, i cili, siç thotë Alsat, në opinionin shqiptar njihet si njëri ndër eksponentët e protestave kundër Fakultetit të Pedagogjisë në gjuhën shqipe, tani konsideron se Maqedonia është shtet i të gjithëve dhe se të gjithë së bashku duhen angazhuar për ta përmirësuar, përcjell albinfo.ch.
Gjorçev thotë se shqiptarët janë të zhgënjyer nga qeveria dhe premtimet e saj, e këtë gjë, sipas tij, e vërteton eksodi në rajonet me shumicë shqiptare. “Dera nga ana ime është e hapur dhe dora e zgjatur”, ka thënë ai.
Sipas Gjorçevit, qytetarët e Maqedonisë i ka bashkuar gjendja e keqe ekonomike dhe për këtë arsye kërkojnë ndryshim.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana












