CH-Ballkani
VMRO: Tetë mijë maqedonas shpërngulen në Zvicër brenda vitit
“Maqedonia po boshatiset, po zhduket, po vdes”.
Kështu kanë thënë nga VMRO DPMNE mbi ikjen e qytetarëve të vendit në shtetet e Evropës.
Deputeti i opozitës maqedonase, Vllatko Gjorçev, tha se Maqedonisë i ndodh katastrofë demografike si asnjëherë më parë, sepse numri i personave që ikin nga vendi viteve të fundit është më i larti në histori, raporton alsat m, përcjellë albinfo.ch.
Ndërkaq numri i foshnjave të lindura gjatë muajit janar të këtij viti ka rënë për rreth 20% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Ai po ashtu ka thënë se brenda vitit nga Maqedonia për në Zvicër shpërngulen rreth tetë mijë persona, përcjell albinfo.ch.
“Kemi të dhëna nga Ambasada e Gjermanisë e cila tregon se në bazë ditore jepen 75 viza, për në Gjermani nuk janë të nevojshme viza, nuk bëhet fjalë për viza udhëtimi, bëhet fjalë për viza që jepen për shpërngulje. Zvicra thotë se në bazë mujore operojnë me 500-700 viza, po ashtu dhe në Zvicër nuk janë të nevojshme viza për udhëtim, por ato jepen për punë. Kjo do të thotë se vetëm për në Zvicër 8000 persona ikin brenda një viti. Në Maqedoni po ndodh eksod i paparë, gjithmonë ka pasur migrim, por kjo që po ndodh për momentin është katastrofë demografike, ekonomike e paparë ndonjëherë”, ka thënë Vlatko Gjorçev nga VMRO DPMNE.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar Ndërsa, në përgjithësi, diaspora zvicerane vazhdoi të rritet në vitin 2025, ka një rënie të ndjeshme... -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike -
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga












