Lajme
Von der Leyen: E ardhmja e kontinentit është në rrezik
Pushtimi rus i Ukrainës është “një moment i së vërtetës për Evropën” dhe e ardhmja e kontinentit është në rrezik, thotë shefja e BE-së, Ursula von der Leyen.
“Fati i Ukrainës është në rrezik, por edhe vetë fati ynë”, tha presidentja e Komisionit Evropian në Parlamentin Evropian.
Lufta ruse në Ukrainë është betejë mes sundimit të ligjit dhe sundimit të armës, tha ajo.
Ajo ka paralajmëruar se BE-ja nuk do të pranojë kurrë qëndrimin se Ukraina nuk ka të drejtë të ekzistojë dhe ka dënuar agresionin e paprovokuar të presidentit rus, Vladimir Putin.
Ajo ka thënë se Moska po synon të ndajë komunitetin ndërkombëtar, mirëpo e ka arritur “krejtësisht të kundërtën”, duke cituar koordinimin e bllokut evropian me aleatët.
BE-ja ka reaguar “me shpejtësi të dritës” për të prezantuar pakon më të madhe të sanksioneve në historinë e bllokut, e cila do të ketë ndikim të madh në ekonominë ruse, ka shtuar ajo.
Von der Leyen ka pasur fjalë të ashpra edhe për oligarkët rusë:
“Mos u gaboni, ne do të bllokojnë edhe asetet e tyre, qofshin jahte, apo makina luksoze”.
Ajo e ka bërë edhe dallimin mes Kremlinit dhe popullit rus.
“Ekziston një Rusi tjetër përveç tankeve të Putinit dhe ne e zgjasim dorën e miqësisë për këtë Rusinë tjetër”, ka thënë mes tjerash ajo./Euronews
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër Njerëzit që kanë jetuar në Mbretërinë e Bashkuar gjatë viteve tetëdhjetë tani mund të dhurojnë gjak... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih













