Maqedonia
Von der Leyen viziton Shkupin, do të takohet me Siljanovskën dhe Mickoskin
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në kuadër të turneut të saj katërditor nëpër gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, sot do të qëndrojë në Shkup, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimeve, gjatë vizitës në vend Von der Leyen do të ketë takime me presidenten Gordana Siljanovska Davkova dhe me kryeministrin Hristijan Mickoski.
Nga qeveria thonë se në kuadër të vizitës në orën 11:30 është planifikuar takim kokë më kokë i kryeministrit Mickoski me kryetaren e Komisionit Evropian, Von der Leyen.
Në të njëjtën kohë, në orën 11:50 do të mbahet takimi dypalësh mes dy delegacioneve.
Më pas, në orën 12:40 në Qendrën për Media të Qeverisë është paraparë konferencë e përbashkët për media e kryeministrit Mickoski dhe kryetaries së Komisionit Evropian Von der Leyen.
Në prag të vizitës së kryetares së KE-së në rajon, Komisioni Evropian miratoi dje agjendat e reformave të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi, në lidhje me Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen












