Lajme
Vonesa në shpërndarjen e vaksinës në Evropë
Tetë vende të BE-së nuk e kanë marrë ende vaksinën anti-Covid.
Shpërndarjet e dozave të para të vaksinës anticovid të Pfizer dhe BionTech në Bashkimin Evropian janë vonuar në 8 shtete anëtare, si pasojë e një problemi në ruajtjen e vaksinave në temperatura shumë të ulëta gjatë procesit të transportimit të tyre. Spanja është një prej shteteve që është prekur nga kjo situatë, megjithëse autoritetet vendase nuk kanë dhënë më shumë hollësi, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Autoritetet gjermane kanë bërë me dije se ka pasur vonesa edhe në menaxhimin e procedurës së injektimit të vaksinave. Ndërkohë, kompania Pfizer ka siguruar se pavarësisht disa vonesave të vogla, çdo gjë është rregulluar dhe dozat do të vazhdojnë të shpërndahen.
27 dhjetori ishte caktuar data e fillimit të vaksinimit masiv në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Megjithatë shtete si Gjermania, Hungaria dhe Sllovakia e kanë nisur procedurën një ditë përpara datës së planifikuar nga blloku evropian.
Vende të tjera, si Italia, Austria, Franca dhe Republika Çeke kanë ndjekur të njëjtin shembull duke mos e vonuar procedurën që është cilësuar nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si “një histori suksesi”.
Sipas parashikimeve, mendohet se me dy dozat e nevojshme që duhet të marrin secili banor i shteteve të Bashkimit Evropian, më shumë se 2 milionë persona do të jenë vaksinuar deri në pranverën e vitit 2021.
Me sigurimin e 300 milionë dozave të kompanive partnere Pfizer dhe BionTech, presidentja e bllokut të 27 vendeve anëtare ka rritur besueshmërinë, duke thënë se “po kthejmë faqen e një viti të vështirë”.
Ndërsa vaksinat e Pfizer janë duke u shpërndarë dhe përdorur, Agjencia Evropiane e Barnave ka planifikuar një takim më 6 janar për të vendosur nëse do të aprovojë vaksinën e kompanisë “Moderna”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë Lokalet do të qëndrojnë të hapura gjatë gjithë natës për ndeshjen historike të Zvicrës në Botëror... -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku -
Zvicra, vendi ku lumenjtë janë pjesë e jetës së përditshme: edhe udhëtimi për në shtëpi bëhet me not -
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën















