Lajme
Vonohen rezultatet për të zgjedhurit në Ekzekutivin e Cyrihut
Normalisht, rezultatet fillestare do të priteshin rreth orës 15:00. Supozohet se ato do të publikohen pasi të jenë numëruar disa zona zgjedhore
Zgjedhjet për këshillin bashkiak (ekzekutivin) të Cyrihut po duken emocionuese: Tre nga nëntë anëtarët e qeverisë së qytetit të Cyrihut nuk kandiduan për rizgjedhje kështu që u hap gara për tre kandidatë që nuk ishin më parë pjesë e këshillit, transmeton albinfo.ch.
Kryetarja e bashkisë Corine Mauch (Partia Socialdemokrate) dhe këshilltarët André Odermatt (Partia Socialdemokrate) dhe Filippo Leutenegger (Partia Liberale) jnë ata që nuk u rikandiduan.
Kandidati më premtues për të pasuar zonjën Mauch është kreu aktual në këtë qeveri, i shërbimeve sociale, Raphael Golta (Partia Socialdemokrate). Përparim Avdili (FDP, Partia Liberale) konsiderohet sfiduesi më serioz i tij.
Në atmosferën e etheve të pritjes në ndërtesën e bashkisë së Cyrihut ka munguar Përparim Avdili, shkruan watson.ch. Kjo, për shkaqe sigurie, pas kërcënimeve serioze që i janë drejtuar ditëve të fundit.
Bashkëpartiakët e tij presin me entuziazëm verdiktin e mundshëm: “Nëse Avdili bëhet kryetar bashkie, do të kemi një paradë të madhe makinash nëpër Cyrih”, thotë udhëheqësi i fushatës zgjedhore nga kjo parti, Patrick Brunner për Tages Anzeiger.
“Ai është maskota jonë. Ai ishte me ne edhe katër vjet më parë, dhe atëherë fituam një vend në këshillin bashkiak dhe u bëmë partia e dytë më e fortë”, thotë Brunner.
Normalisht, rezultatet fillestare do të priteshin rreth orës 15:00. Meqenëse këto nuk janë ende të disponueshme, (ora 16.40) supozohet se rezultatet do të publikohen vetëm pasi të jenë numëruar disa zona zgjedhore. Disa media shkruajnë se ato nuk do të dihen para porës 19.00.
Përparim Avdili thotë në telefon se po pret rezultatet me partneren dhe ekipin e tij. Ai nuk e zbulon vendndodhjen, por thotë: “Sapo të dalë rezultati përfundimtar, sigurisht që do të vij në bashki.”
E-Diaspora
-
Dy politikanë shqiptarë fitojnë në Asamblenë e Lozanës –Tora Vlora dhe Musa Kamenica Në zgjedhjet komunale që u mbajtën të dielën, më 8 mars 2026, dy kandidatë me prejardhje... -
Gzim Rama zgjidhet në Ekzekutivin e komunës Moudon – del i pari në raundin e parë -
Reis Luzhnica nga SP bëhet sërish deputet në Parlamentin e Cyrihut -
Avdilit nuk i mjaftojnë votat për kryetar të Cyrihut -
smzh ag hap filialin e 13-të në Sursee
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pezullon vendimet e aplikimit për azil nga iranianët Kjo nuk është hera e parë që SEM ka pezulluar vendimet për azil. "SEM i përshtat... -
Rreth 2,700 zviceranë të regjistruar për kthim nga Lindja e Mesme -
16-vjeçari ikën me makinë, humbet kontrollin dhe mbyt një grua -
Parlamenti miraton fondet për viktimat në Crans-Montana -
Kë do ta kandidojë FDP në raundin e dytë për kryebashkiak, pas humbjes së Avdilit












