Maqedonia
Voton Talat Xhaferi: Sot zgjedhim në cilin drejtim do të lëvizë vendi ynë
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka votuar në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoninë e Veriut. Ai ka reaguar pas votimit përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e konsideruar një ditë të veçantë, përcjell albinfo.ch.
Ndër të tjera, Xhaferi ka ftuar të gjithë qytetarët të votojnë dhe të vendosin se në cilin drejtim do të lëvizë vendi.
“Sot është ditë e veçantë. Si qytetar, e përmbusha të drejtën time qytetare, kushtetuese dhe ligjore të votoj fshehtas në zgjedhje të lira, korrekte dhe demokratike. I ftoj të gjithë qytetarët të përmbushin të drejtën e vet në votim dhe të vendosin për ardhmërinë tonë evropiane.
Në zgjedhje nuk vendosim vetëm për atë se kush do të jetë në pushtet viteve të ardhshme, por në cilin drejtim do të lëvizë vendi ynë.
Si Kryeministër, shpreh kënaqësi që deri tani votimi rrjedh pa probleme dhe shpresoj se procesi i përgjithshëm zgjedhor do të rrjedhë qetë”, ka shkruar Xhaferi.
Nga ana tjeter, kandidat për president nga Fronti Evropian, Bujar Osmani, ka votuar në shkollën fillore “Adem Jashari” në komunën e Çairit në Shkup.
Ai ka inkurajuar qytetarët që të dalin sa më shumë në votime dhe të shprehin bindjen e tyre.
Gjithashu, ai shprehet se zgjedhjet janë vendimtare, sepse shteti është në udhëkryq.
“Qytetarët vendosin për izolimin ose integrimin. Besoj në fitore të Frontit për Evropën”, tha ai.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











