Shqipëria
Vrasja e 23 vjeçares që shokoi Shqipërinë, prindërit fajësojnë autoritetet
Nëna dhe babai i 23-vjeçares Sabrina Bengaj tregojnë se si ndodhi ngjarja që i mori jetën vajzës së tyre. Ata akuzojnë gjykatën që la të lirë vrasësin e dhunshëm
Prindërit e 23 vjeçares që u vra nga ish bashkëshorti i dhunshëm, tregojnë se si ndodhi që ish dhëndri i dënuar për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje ekzekutoi vajzën e tyre.
Nëna e babai i së ndjerës akuzojnë prokurorinë dhe gjykatën që e kanë të lirë vrasësin, raporton TCH, transmeton albinfo.ch.
Ata thonë se natën e tragjedisë, ish dhëndri hyri në shtëpi, kur familja po hante darkën, i drejtori armën kunatës së viktimës, por 23 vjecarja i doli para dhe i tha se ka punë me asnjë nga familja e saj.
Sabrina Bengaj u vra nga ish bashkëshorti edhe pse ishte nën urdhër mbrojtje. Elton Metaj ishte dënuar me 10 muaj burg, pasi doli nga qelia ai mori hak. Pas ngjarjes, doli në dritë fakti se gjykata e Fierit dhe gjykatësi Piro Sota kishte hequr vrasësit akuzën për dhunë në familje, kundërshtim i punonjësit të policisë dhe armëmbajtje.
Për këto krime ai mund të ishte dënuar me disa vite burgim, por jo gjykata nuk e cilësoi të rrezikshëm dhe e la të lirë. Përfundimi i këtij vendimi të Gjykatës ishte vrasja e një tjetër gruaje.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar












