E-Diaspora
Vrasja e dyfishtë në Bazel, të hënën fillon gjykimi ndaj njërit sulmues
Për veprën penale “vrasje të shumëfishtë”, para Gjykatës penale të Bazelit, nga e hëna do të duhet të paraqitet një shqiptar 42-vjeçar. Ai ishte arrestuar pas të shtënave me armë që ndodhën në një kafene në Bazel, në mars të vitit 2017.
Dy sulmues kishin hyrë në një kafene të lagjes, jo shumë larg teatrit muzikor, mbrëmjen e së enjtes pas orës tetë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch. Njëri nga ta ka shtënë katër herë qëllimshëm në drejtim të disa mysafirëve. Pastaj ata janë larguar menjëherë nga vendngjarja. Rreth një muaj më vonë, prokurorët kanë qenë në gjendje të identifikojnë dhe të arrestojnë një të dyshuar.
Gjatë të shtënave janë vrarë dy shqiptarë të moshës 28 dhe 39 vjeçare, ndërsa ishte plagosur rëndë një shqiptar 24-vjeçar. Të gjitha viktimat nuk kanë pasur nënshtetësi zvicerane dhe jashtë vendit ishin denoncuar disa herë.
Si motiv i vrasjeve dyshohet të jetë lufta e grupeve për pushtet e trafikantëve të lëndëve narkotikem, informon Albinfo.ch. Deri më tani, i dyshuari i dytë ende gjendet në arrati.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Thun
Shqiptarët udhëheqin Thunin drejt titullit historik -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Rita Ora ndez skenën e “The Masked Singer” -
Shfaqet në Bernë filmi “Përrallë nga e kaluara”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra rishikon neutralitetin: A ndalohet fluturimi ushtarak amerikan dhe eksporti i armëve? Pas sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, Këshilli Federal i Zvicrës po shqyrton nëse... -
Ipeshkvijtë zviceranë ruajnë testet psikologjike për parandalimin e abuzimeve -
Studimi në Vaud: Shumë ushqim dhe plastikë përfundojnë në mbeturinat e zakonshme -
Ulje e lehtë e pezullimeve të patentave në Zvicër, përveç tek të rinjtë -
Fluturimi i parë special sjell në Zvicër 211 qytetarë të bllokuar në Lindjen e Mesme














