Maqedonia
Vritet familja 3-antarëshe në Dibrën e Madhe
Në qytetin e Dibrës janë gjetur të vrarë në oborrin e shtëpisë së tyre familja tre antarëshe Pocesta nga Dibra, të cilët kishin ardhur për pushime nga Italia.
Familja banonte mu në qendër të qytetit të Dibrës. Persona të paidentifikuar deri me tani kanë lënë të vrarë Amid Pocestën, i lindur në vitin 1963, bashkëshorten e tij Nazmije Pocesta, e lindur në vitin 1965 dhe vajzën e tyre Anila Pocesta e lindur në vitin 2004, raporton “Alsat”.
Motivet e këtij akti makabër, deri më tani mbeten të panjohura. Policia dhe organet tjera kompetente kanë dalur në vendngjarje dhe po punojnë në zbardhjen e rastit, përcjell albinfo.ch.
Edhe nga Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit kanë dalë në vendngjarje dhe po kryejnë ekspertizë në shtëpinë ku janë gjetur trupat e pajetë. Sipas njohurive të para, bëhet fjalë për vrasje të trefishtë, viktimat janë familje mes vete. Bëhet fjalë për një çift bashkëshortor (burrë dhe grua) dhe vajza e tyre e moshës 14 vjeçe. Viktimat përkohësisht kanë jetuar në Itali.
Autori i këtij krimi tani për tani mbetet i panjohur.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?













