Lajme
Vritet mërgimtari 30-vjeçar në Gjermani
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani. Sipas mediave gjermane, një përplasje me armë në qendër të qytetit të Hanoverit në Gjermani ka tronditur opinionin publik, përcjell albinfo.ch.
Mediat raportojnë se mes drejtuesve të dy makinave, një Porsche Cayenne dhe një Mercedes S500 pati një debat të ashpër.
Po ashtu, sipas raporteve gjermane thuhet se më pas u dëgjuan krisma. Shoferi i makinës Porsche u përplas dhe më pas u gjet i vdekur.
BILD raporton se viktima është shqiptar i Kosovës. Ai është 30 vjeç dhe dyshohet për një vrasje të kryer në vitin 2017. Ai ka vrarë një maqedonas, shkruan gazeta.
Hetimet vazhdojnë dhe autori i krimit nuk është kapur akoma. Në aksion janë përfshirë edhe forcat speciale, përcjell tutje albinfo.ch.
? Infotweet ?
Es kommt derzeit im Bereich der #Arndtstraße zu einem Großeinsatz. Hintergrund ist ein Tötungsdelikt an einer einzelnen Person. Unsere Kollegen sind mit vielen Einsatzkräften vor Ort. Eine Presseinfo folgt. pic.twitter.com/xRiZprRCia— Polizei Hannover (@Polizei_H) June 3, 2021
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Londër
Shqiptari shmang dëbimin nga Britania pas një vendimi gjyqësor për një arsye të pazakontë -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane
Jeta në Zvicër
-
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë Pas paraqitjeve në disa shtete evropiane, platforma mediale albinfo.ch sjell filmin për publikun e Zvicrës edhe... -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër













