Lajme
Vritet në një atentat vajza e politologut që frymëzoi Vladimir Putinin
Është vrarë në një atentat vajza e politologut rus Aleksandër Dugin, politologut 60-vjeçar që njihet si frymëzues i politikave fashiste të Putinit ndaj Ukrainës, Perëndimit si edhe pakicave kombëtare në Federatën Ruse.
Është vrarë në një atentat vajza e Aleksandër Dugin, politologut rus 60-vjeçar, që njihet si frymëzues i politikave fashiste të Putinit ndaj Ukrainës, Perëndimit si edhe pakicave kombëtare në Federatën Ruse.
Darya 30-vjeçare u vra në periferi të Moskës, pas një shpërthimi që ndodhi në makinën e saj. Ajo ishte duke lëvizur në autostradë, kur një bombë shpërtheu në makinën që ajo drejtonte, duke bërë që të vdiste menjëherë, raporton Abcnews, përcjell Albinfo.ch.
Ajo kishte hyrë në politikë kohët e fundit, por më shumë njihet si vajza e politogologut të famshëm të Putinit që ka frymëzuar dhe mbështetur të gjitha lëvizjet politike të Presidentit të Rusisë.
Media perëndimore raportojnë se dyshohet se objekt i atentatit ishte vetë Dugin, pasi atë makinë e përdorte ai dhe jo vajza, megjithatë këto janë pretendime të paverifikuara.
Menjëherë pas atentatit, në vendin e ngjarjes mbërriti vetë Dugin, duke vënë duart në kokë nisur nga ajo që pa./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen Një nga tre prokurorët zviceranë që po kryejnë një hetim për zjarrin fatal të 1 janarit... -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet -
A mund të kërkojnë qiramarrësit ulje të qirasë në rast të mbinxehjes së banesave? -
Frekuentimi i kinemasë është në rritje në Zvicër -
Zviceranët janë të kënaqur me jetën, por kritikë ndaj vendit të tyre














