Kosova
Vritet një hajdut në Istog dhe vdes një polic
Një person është qëlluar me armë në Istog. Klan Kosova mëson se personi i vrarë dyshohet se kishte tentuar të plaçkiste një bankë dhe në të njëjtën kohë Policia është detyruar të qëllojë, pasi ai fillimisht ka gjuajtur me armë në drejtim të policëve.
Si pasojë e këtij shkëmbimi me armë, një polic ka mbetur i plagosur – inicialet e tij janë I.D., i njëjti është dërguar urgjentisht në Spitalin e Pejës, përcjell albinfo.ch.
Por, polici i plagosur në Istog ka vdekur para pak çastesh. Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar nga prokurorja Sahide Gashi.
“E kemi këtë informacion edhe unë jam duke shkuar në vendin e ngjarjes”, ka thënë prokurorja Gashi.
Para një ore, një person ka mbetur i vrarë në qendër të Istogut, kanë konfirmuar zyrtarë të Policisë për KALLXO.com.
Bëhet e ditur se një polic ka mbetur i plagosur gjatë përleshjes me armë zjarri, por nuk dihet për gjendjen e tij shëndetësore.
Një granatë ka mbetur në vendin e ngjarjes në të cilën një person mbeti i vrarë.
Kujdes: Pamje të rënda
https://www.youtube.com/watch?time_continue=29&v=j7Jv6QHeyc0
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih kanë publikuar udhëzimet zyrtare... -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe”
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti













