Kosova
Vuçiq flet hapur për ndarjen e Kosovës: Nuk mund të marrim më tepër
“Është më mirë të japësh diçka sesa mos marrësh asgjë”, tha presidenti serb. Për vite të tëra ndarja vlente si vija e kuqe nga BE dhe SHBA, pasi ajo mund të shërbente si casus belli për shtetet e tjera, si Bosnja dhe Maqedonia, përcjell albinfo.ch.
Propozimi serb për të normalizuar marrëdhëniet me Kosovën mund të përfshijë edhe një linjë etnike ndarjeje mes hapësirës me shumicë serbe dhe asaj të dominuar nga shqiptarët, tha presidenti serb Aleksandar Vucic, shkruan “Bloomberg”.
“Është më mirë të japësh diçka sesa të mos marrësh asgjë”, tha presidenti një çështje që për vite të tëra vlente si vija e kuqe nga BE dhe SHBA, pasi ndarja e Kosovës mund të shërbente si casus belli për shtetet e tjera, si Bosnja dhe Maqedonia, përcjell albinfo.ch.
Rreth 120 mijë serbë jetojnë në Kosovë, shumica në veriun e saj. Ndarja e Kosovës kundërshtohet nga kisha serbe, e cila thotë se ndarja do t’u jepte shqiptarëve disa vende tepër të shenjta.
“A nuk e shohin ata se njerëzit tanë largohen nga atje”, vijoi më tej ai. “Sot, ne nuk kemi asnjë shansë të marrim më tepër”, pasi shtetet kryesore të BE-së dhe SHBA-ja kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












